Nëse keni vendosur të dilni pas orës 12:00, për të pritur me miqtë tuaj Vitin e Ri 2016-të, Tirana është zgjedhja e duhur. Si kurrë më parë kryeqyteti do të kthehet në një “arenë” konkurrence ku do të këndojnë emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare…
Në kryeqytet do të performojnë “Threedot’s” me në krye Elvana Gjatën, Flori Mumajesin, BabaStars me në krye krijuesin e këtij labeli, Getoar Selimi ndërsa në një tjetër ambient po atë natë do të performojnë edhe treshja e suksesshme, Ledri Vula, Era Istrefi dhe Ermal Fejzullahu.
Por nuk do të këta të vetmit që pritet të jenë në prezentë gjatë jetës së natës në 1 janar, Noizy dhe Dafina Zeqiri, janë të tjerë këngëtarë që do performojnë për publikun këtë mbrëmje.
Bleona Qereti, Alban Skënderaj, Afërdita Dreshaj, Adrian Gaxha, etj do të jenë bashkë në një tjetër ambient gazmor në kryeqytet.
Zgjedhja mbetet vetëm në dorën tuaj.