Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tirana me e-kioskë. Veliaj: Më shumë se 60% shërbime pa pagesë

2018/05/20 at 5:19 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Tirana me e-kioskë. Veliaj: Më shumë se 60% shërbime pa pagesë

Nga sot, qytetarët e Tiranës dhe të zonave përreth nuk kanë nevojë të presin në radhë për të marrë një dokument. Madje, këto dokumente mund t’i marrin edhe në fundjavë. Njësoj si një bankomat, njësitë administrative të Tiranës ofrojnë shërbimin e-kiosk, i cili të jep mundësinë që në pak minuta të tërheqësh një çertifikatë, leje apo aplikosh për një kërkesë në Bashkinë e Tiranës.


Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte në Njësinë Administrative 5 të Tiranës, për të përuruar shërbimin e ri të e-kioskave, që do të funksionojë pranë të gjitha njësive administrative. “Jam shumë i lumtur që fillojmë një projekt pilot si e-kioska. Ndonjëherë harrojmë se koha që kalojmë në radhë, po mblidhet, është baras me 9 ditë në vit. Pra, 9 ditë ia kushtojmë radhës për të marrë një dokument, që fare mirë mund të printohet nga shtëpia, në faqen e internetit e-kioksa.al, ose mund të printohet në kioskat e shërbimit të kompjuterizuara, pranë njësive tona të qeverisjes vendore”, theksoi Veliaj.

E-kioska ofron shërbime 24 orë dhe në dy gjuhë: shqip dhe anglisht. Përmes kësaj teknologjie inovative, qytetarët përfitojnë shpejtësi dhe përmirësim të dukshëm të cilësisë të shërbimeve ndaj qytetarit, si dhe lehtësim të procedurave dhe automatizim të shërbimeve. Veliaj u shpreh se tashmë qytetarët do të mund të marrin në këto njësi 47 nga 70 shërbime që ofrohen nga Bashkia e Tiranës.

“Në pak minuta, pa pagesë, shumicën e këtyre aplikimeve, si aplikimi për hapësirë publike, për licencë taksie, për akses në rrugë, për aktivitete politike, protesta, mitingje, koncerte, pra më shumë se 60% e shërbimeve që ofrohen në sportelin e bashkisë, fare mirë mund të aksesohen përmes e-kioskës”, tha Veliaj.

Ky shërbim funksionon duke u identifikuar përmes skanimit të letërnjoftimit nga pajisja përkatëse. Më pas qytetari zgjedh shërbimin e dëshiruar dhe e-kioska printon dokumentin. “Në frymën e modernizimit të Bashkisë së Tiranës, si me aplikacionin Tirana ime apo parkimi me SMS, kjo është një risi që i shtohet gamës së produkteve, që fare mirë mund të bëhen në mënyrë elektronike, jashtë radhe. Për ata që kanë një printer në shtëpi apo në punë, e-kioska.al, ka të gjitha shërbimet e Bashkisë së Tiranës që ofrohen edhe këtu. Për ata që nuk kanë, mjafton të vijnë këtu, pa asnjë pagesë, të vendosin kartën e tyre të identitetit dhe pastaj marrin të gjitha shërbimet, për të cilat tradicionalisht është mbajtur radhë”, u shpreh kryebashkiaku.

Ai shtoi se Bashkia e Tiranës, bashkë me Qeverinë, po i kushtojnë vëmendje modernizimit të shërbimeve duke shfrytëzuar teknologjinë e re.

Në funksion të informimit të qytetarëve mbi informacionet/shërbimet që ofron sistemi e-kiosk është krijuar gjithashtu faqja ëeb, e cila mund të aksesohet përmes adresës: https://ekioska.al/. Sistemi e-Kiosk është ndërtuar në mënyrë të atillë që në të ardhmen të ketë mundësi të zgjerimit të shërbimeve. /tvklan.al



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…
Kryesore

Rama takim me banorët e Zvernecit: Hetimi nuk është për investitorët, por…

5 Qershor, 2026 6:37 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

38-vjeçari tentoi t’i merrte armën e shërbimit efektivit, zbardhet ngjarja në Tiranë

5 Qershor, 2026 4:13 pm
Dhuna në Zvërnec, arrest me burg për dy rojet private
Kronikë

Dhuna në Zvërnec, arrest me burg për dy rojet private

5 Qershor, 2026 3:31 pm
Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus
Kryesore

Integrimi/ Rama: Nuk mund të rrimë në pritje, ndonjë mund të njohë gangsterin rus

5 Qershor, 2026 1:59 pm
Para
Përgjoi vëllain e Ministrit të Brendshëm, ç’do të ndodhë nesër me gazetarin në Prokurori

Përgjoi vëllain e Ministrit të Brendshëm, ç'do të ndodhë nesër me gazetarin në Prokurori

Moderatori shqiptar e thotë pa doreza: Kam fiksim Grida Dumën

Moderatori shqiptar e thotë pa doreza: Kam fiksim Grida Dumën

Alpha Bank i bashkohet nismës “Ti je një luledielli”. Së bashku për të ndihmuar fëmijët

Alpha Bank i bashkohet nismës “Ti je një luledielli”. Së bashku për të ndihmuar fëmijët
















TE FUNDIT

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
5 Qershor, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}