Edhe kur përmbytet Tirana, fajin e ka Saliu. Te paktën kështu e justifikon situatën e rënduar sot në kryeqytet nënkryetari Mazniku. Në një ditë si kjo, ai ka zgjedhur rrjetet sociale per të reaguar.
“Foton e mëposhtme e kam postuar 4 vjet më parë në FB, atëherë kur me yrysh e pa plan, nëpër natë, u hodh asfalt në Sheshin Skenderbej, pa e vrarë njeri mendjen se nga e ku do kullonte uji.
Vetëm më pas u kujtuan te hapin disa pika shkarkimi tek tuk, të pamjaftueshme për një shi si i sotmi.
Mbase Mazniku ka patur te drejte kur e ka postuar denoncimin e tij, por kjo eshte shume pak si pergjigje per traumen qe kane perjetuar (dhe qe vijon ende) baniret e Tiranes. Sepse permbytja ne fakt nuk ka ndodhur në sheshin Skënderbej, por kudo ne Tiranë.