Klubi i Luftëtarit duket se po lufton në çdo mënyrë për të mos u dorëzuar nga presioneve të jashtme që kërkojnë manipulim të rezultatit të ndeshjes së sotme ndaj Tiranës.
Drejtuesit e gjirokastritëve kanë mbledhur të gjithë telefonat e lojtarëve dhe lajmërojnë se çdo mesazh që kërkon tolerim të ndeshjes do të përfundojë në Prokurori.
Në telefonin e njërit prej futbollistëve gjirokastrit ka mbërritur një mesazh ku i kërkohet të tolerojë ndeshjen ndaj Tiranës. Klubi ka vendosur ta bëjë publik mesazhin duke e postuar në “Facebook” foton e bisedës.