Skuadra e Skënderbeut ka ndaluar serinë e fitoreve të Tiranës, ndërkohë që ndeshja sotme mes tyre ka përfunduar me rezultatin 1-1.
Goli i parë u shënua nga skuadra e Skënderbeut në mesin e pjesës së parë. Bregu shfrytëzoi një mosmarrveshje mes Çelhakës dhe Dokës, duke mundur Likën. Më pas Cale shpëtoi Tiranën në minutën e 76’, pas një kombinimi me Ngo.
Rezultati i kësaj ndeshje barazon Tiranën me Kukësin, që duhet të luajë të dielën takimin me Bylisin e vlefshme për javën e 22. Ndërkohë përballja mes Kukësit dhe Tiranës do të zhvillohet në javën e 23./Opinion.al/