Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, ku sot pritet të dëshmojnë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, dhe drejtuesi i Departamentit të IT, Ervin Muça.
I pari që do të pyetet është ministri Balla, ndërsa seanca do të jetë me dyer të mbyllura, pasi ministri i Brendshëm, ka deklaruar se ka informacione të klasifikuara.
Në këtë mbledhje do të jenë vetë deputetët që kanë certifikata sigurie.
Kështu hidhet poshtë kërkesa e kryetarit të Komisionit për të pasur një seancë publike.