Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Times” shkruan për Kürüm: Lider në prodhimin e hekurit, çelikut dhe energjisë!

2023/04/20 at 3:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Times” shkruan për Kürüm: Lider në prodhimin e hekurit, çelikut dhe energjisë!

Kürüm International, kompaninë turke të vendosur në Shqipëri e të specializuar në prodhimin e hekurit dhe çelikut; mund ta cilësojmë pa frikë një lider global në sektorin e hekurit, çelikut dhe energjisë.
Kompania ofron prej vitesh zgjidhje për klientët në mbarë botën, duke mos humbur asnjëherë fokusin nga qëndrueshmëria ndaj mjedisit.


Kjo qasje inovative në treg, me synimin për të përmirësuar efikasitetin e produkteve dhe shërbimeve, por pa dëmtuar mjedisin –është evidentuar edhe nga Revista “Time”.

Prestigjiozja britanike, në një artikull dedikuar Kürüm dhe Kryetarit të saj të Bordit, Haşmet Bedii Kürüm, shpjegon më së miri gjithë mendësinë dhe punën që fshihet pas suksesit të kompanisë!

Një vlerësim i tillë nga media të rëndësishme ndërkombëtare pasqyron më së miri investimet e kompanisë në burime të rinovueshme të energjisë dhe teknologji të avancuara që reduktojnë emetimet dhe mbetjet.
Angazhimi i Kürüm ndaj mbrojtjes së mjedisit nuk është vetëm njëfasadë joshëse për klientët, por një vendim strategjik që i lejon kompanisë t’u shërbejë më mirë dhe me më siguri atyre!

Kürüm sot ka disa prej certifikimeve më të rëndësishme ISO, që lidhen kryesisht me sigurinë dhe shëndetin në punë, menaxhimin, apo praktikat që mbrojnë mjedisin. Organizata është në përputhje edhe me standarde të rëndësishme nga vende si Italia, Gjermania dhe SHBA.

Një model “i hekurt” biznesi!

“Përballë pengesave që kanë shkaktuar krizat e fundit financiare, pandemia Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, modeli i biznesit të Kürüm ka qenë po aq i qëndrueshëm sa çeliku që prodhon kompania”, shkruan Time.

Eksperienca prej dekadash e Kürüm ka bërë që kompania të mos trembet përballë vështirësive, madje të guxojë të jetë optimiste. Time cilëson tre arsye kyçe për këtë optimizëm, mëse të justifikueshëm:

Cilësia                                                                                                                                                                 

Cilësia e shufrave të çelikut dhe hekurit (dhe çdo produkti e shërbimi tjetër midis)plotëson të gjitha standardet e kërkuara të BE-së, si dhe kriteret kombëtare të përcaktuara nga klientët e saj gjermanë, italianë, kroatë dhe serbë. Angazhimi i kompanisë ndaj cilësisë është po aq i dukshëm kur bëhet fjalë edhe për shërbimin daj klientit.
Kürüm është gjithnjë aty për të mbështetur klientët, prandaj bashkëpunimi me ta bëhet mëi lehtë sesa të importosh çelik nga jashtë rajonit.

Teknologjia
Një faktor tjetër që funksionon në favor të kompanisë është politika e saj e vazhdueshme për shfrytëzimin e teknologjive të reja për të rritur produktivitetin.

Hasmet Bedii Kürüm, kryetari Kürüm Group thotë se “prodhimi i çelikut është një treg shumë konkurrues”.
“Është thelbësore të vazhdosh me zhvillimet në teknologji dhe t’i adoptosh ato sa herë që është e rëndësishme, veçanërisht kur mund të ndihmojnë në uljen e kostove dhe rritjen e përfitimit, duke përshpejtuar prodhimin dhe reduktimin e mbetjeve”, shton ai.

Qasja miqësore ndaj mjedisit

Një faktor i tretë që kontribuon si në qëndrueshmërinë ashtu edhe në perspektivat afatgjata të Kürüm është mbrojtja e kauzave të rëndësishme globale.
Që në vitin 2011, kompania instaloi një fabrikë të përpunimit të skrapit në Elbasan dedikuar pastrimit të mbetjeve jometalike, me qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe rritjen e efikasitetit.

Tetë vite më vonë ajo filloi një program investimi që ka përmirësuar fabrikat e kompanisë si në Turqi ashtu edhe në Shqipëri dhe ka rinovuar proceset e tyre të prodhimit të hekurit dhe sistemet e kapjes së pluhurit në përputhje me standardet europiane të punës dhe mbrojtjes së mjedisit.

Kürüm gjithashtu ka kaluar sistematikisht në burime të rinovueshme të energjisë për të furnizuar me energji objektin e tij në Elbasan.Për këtë qëllim ka blerë dhe më pas ka përmirësuar katër hidrocentrale, që më parë ishin në pronësi të qeverisë. Tani, në axhendën e Kürüm është shtimi i energjisë diellore si burim energjie.
Ka filluar instalimi i paneleve diellore në Shqipëri dhe hapi i radhës është marrja e licensave përkatëse të qeverisë, për të filluar prodhimin e energjisë diellore në të ardhmen e afërt.

Kryetari i Kürüm Group, me të drejtë, e quan këtë “fillimin e ri të një epoke të artë për Ballkanin”.

Si një kompani lider në sektorët e hekurit, çelikut dhe energjisë, Kürüm beson se ka përgjegjësinë për ta udhëhequr industrinë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.

Shkrimi i Time është vetëm një një pohim i përpjekjeve të vazhdueshme dhe vlerave të kompanisë dhe një dëshmi e suksesit dhe vizionit të saj për të ardhmen.

Pak më shumë për Kürüm

Kürüm International është themeluar në 1998 dhe është e specializuar në prodhimin e hekur-çeliqeve, energjisë elektrike, gazeve industrialë dhe gëlqeres.Kompania vazhdon në Shqipëri aktivitetin e grupit Kürüm, i krijuar në Turqi në vitin 1975.

Kürüm është kompleksi i vetëm i hekurit në vend dhe një nga kompanitë më të mëdha të sektorit privat. Pas më shumë se dy dekadash në Shqipëri, kompania mbulon rreth 85% të tregut të brendshëm. Produktet e saj të hekurit eksportohen gjithashtu në të gjithë rajonin.

Kürüm nisi rrugëtimin e saj me një mision të qartëdhe po e vazhdon atësepse beson në një të ardhme më të mirë dhe në një zhvillim të qëndrueshëm, duke kërkuar të përmirësohet vazhdimisht.
Të gjitha këto e diferencojnë tashmë në treg, në nivel ndërkombëtar!

 

Etiketa: kurumTimes


Ju sugjerojmë

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Para
I ofruan 2 mln lekë, por ajo kërkoi më shumë, detaje nga arrestimi i gjyqtares

Kërcënoi me jetë biznesmenin, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për Louis Konomin

Ky është momenti kur autori vrasjes në Lezhë largohet me motor

Ngjarja në Shëngjin/ Bllokohet një motor në Tiranë, dyshohet të jetë i autorit

VIDEO/ Raketa SpaceX e Elon Musk shpërthen në ajër disa minuta pas lëshimit

VIDEO/ Raketa SpaceX e Elon Musk shpërthen në ajër disa minuta pas lëshimit
















TE FUNDIT

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
19 Nëntor, 2025

Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike. Kjo si pasojë e problemeve me motin çka...

Lexo më shumë

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
19 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit paraditen e së mërkurës në SPAK. Rreth orës 09:00, Berisha shkoi në SPAK për të dhë...

Lexo më shumë

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
19 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
19 Nëntor, 2025

Dashi Gazetat mund të sjellin njohuri për ngjarje të çuditshme që të pushtojnë imagjinatën. Mund të duash të mësosh më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com