Jose Murinjo është një nga trajnerët më të njohur në futbollin botëror. Rrjedhimisht portugezi ka mijëra fansa, ku mes tyre disa janë vërtetë specialë.
Njëra prej tyre është padyshim 62-vjeçarja Vivien Bodycote, e cila ka treguar për “The Sun” se në trupin e saj ka plot 38 tatuazhe në nder të trajnerit të Tottenham.
“E dua shumë dhe do të bëj sërish tatuazhe, nuk kam mbaruar punë ende. Nuk ka rëndësi se ku shkon Mourinjo, unë e ndjek gjithmonë”, tha Vivien për tabloidin anglez.
Vivien tha se është e martuar po i shoqi nuk bëhet xheloz, madje shohin ndeshjet bashkë.
“I shohim ndeshjet bashkë dhe nuk është aspak xheloz”, thotë 62-vjeçarja./Opinion.al