Sport

Tifozi godet me gurë asistentin e arbitrit në ndeshjen Delvina-Albpetrol


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:07 - 19/12/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme është regjistruar një incident gjatë ndeshjes së Futbollit, Delvina-Albpetrol të zhvilluar në stadiumin “Panajot Pano” në Delvinë.

Mësohet se një person i ndodhur jashtë stadiumit, ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit.

Si pasojë shtetasi E. P, është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, policia ka mundur të identifikojë autorin dhe e ka shpallur në kërkim./ Opinion.al

Pas