Disa foto skandaloze qarkullojnë në rrjetet sociale dhe në portalet e Prishtinës pas ndeshjes miqësore të zhvilluar të premten mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe që përfundoi në barazim 2-2. Fotot tregojnë gjendjen e rëndë në të cilën e lanë tifozët pjesë të caktuara të stadiumit. Sipas lajmi.net ulëse tejet të dëmtuara dhe disa prej tyre të thyera. Stadiumi i Prishtinës ka qenë i stërmbushur nga tifozë të shumtë për të parë ndeshjen mes Kosovës dhe Shqipërisë.