Pak orë para nisjes së finales për Kupën e Italisë, e cila do të luhet mes Atalantës dhe Lazios, tifozët e këtyre të fundit janë përplasur me policinë.
Në konfliktet ku nuk munguan goditje me sende të forta dhe grushtat, Ultrasit janë përplasur dhe më policinë të cilët përdorën gaz lotsjellës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e urës së Milvio, një pikë kyçe kjo në kryeqytetin italian.
Pas shpërndarjes së turmës, policia sekuestroi 16 kallëp tritoli, një palë gërshërë, një thikë, disa sende piroteknike./ Opinion.al E.Xh.