Sport

Tifozët e Juventusit zgjedhin formacionin më të mirë të tetë kampionateve


               Publikuar në : 15:17 - 23/04/19 |
b.f

Juventusi konfirmoi dominimin absolut në kampionatin italian, teksa 5 javë nga fundi siguroi edhe matematikisht titullin e tetë radhazi kampion.

Megjithatë në një anketë të hapur për tifozët bardhezi, ku duhet të përzgjidhnin më të mirët që kanë luajtur me Juventusin gjatë këtyre 8 sezoneve, rezultati ka qenë disi befasues.

Kjo pasi nga skuadra aktuale e Juventusit, janë përfshirë në formacionin më të votuar vetëm Cristiano Ronaldo, Bonucci, Chiellini dhe Barzagli, një sinjal ky që tifozët besojnë se në vitet e kaluara kanë pasur ekip më të mirë.

Gjithashtu trajner është preferuar Massimiliano Allegri, përpara Antonio Contes.

Formacioni: Buffon, Lichtsteiner, Bonucci, Barzagli, Chiellini; Pirlo, Pogba, Vidal, Del Piero, Ronaldo, Tevez. Trajner: Allegri./Opinion.al

Pas