Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Tifozë Kuq e Zinj-FSHF-së: Ju për paren, ne për Kombëtaren!

2016/03/31 at 2:07 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Tifozë Kuq e Zinj-FSHF-së: Ju për paren, ne për Kombëtaren!

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje në dy miqësoret e fundit të kombëtares shqiptare, të dyja të luajtura në transfertë, ka qenë numri i madh i tifozëve kuqezinj. Në Vjenë përflitet për rreth 10 mijë persona, ndërsa dje në Luksemburg afro 3 mijë vetë.

Dikush mund të thotë se këtu ka ndikuar afërsia gjeografike e këtyre vendeve me shtete ku jetojnë e punojnë shqiptarët, por kjo nuk qëndron në bazë të mbështetjes së madhe, që i ashtuquajturi “lojtar i 12­të” po i jep kombëtares.

Kualifikimi historik për në “Euro 2016” është përjetuar mjaft emocionalisht nga tifozët, kudo që jetojnë e punojnë, sepse arritja e madhe e kombëtares i ka bërë të ndihen krenarë.

Sheshi i mbushur plot në Tiranë, pritja madhështrore që iu bë heronjve kuqezinj në tetor, pas kthimit nga Armenia, tregon se binomi kombëtare­tifozë është më i bashkuar se kurrë.

Kjo gjë pritet të dëshmohet edhe në stadiumet e Francës, në eventin madhor kontinental të këtij viti, ku shqiptarët kanë rastin të fitojnë “Europianin” e tyre.

Megjithatë, ka një distancë, që vijon të mbetet e thellë, mes FSHF­së, si institucion, dhe tifozëve kuqezinj, më konkretisht tifo­grupit “Tifozat Kuq e Zi”.

Sepse, duam apo nuk duam, ky tifo­grup është zemra, frymëmarrja, gjithçka për mbushjen e stadiumeve kur luan kombëtarja.

Organizimi i tyre në shumë vende te botës bën që uragani kuqezi drejt stadiumeve t’u ngjajë atyre përrenjve të vegjël, që vijnë e bashkohen diku dhe përbëjnë një “lumë të rrëmbyeshëm”.

Mirëpo, hendeku që kulmoi me mossigurimin e biletave nga FSHF­ja për finalet e Europianit, krijimi i një “fan­club”­i nga institucioni ynë i futbollit, u pa si karshillëk nga “Tifozat Kuq e Zi”, që s’ia falin federatës lënien jashtë stadiumit në kualifikuesen e kthimit ndaj Serbisë.

Dihet deklarata e tyre zyrtare kundër drejtuesve të FSHF­së, dihet edhe masa parandaluese që mori kjo e fundit në miqësoren ndaj Austrisë.

“Telesport.al” shkruajti se organizatorët e kësaj ndeshjeje nuk i lejuan tifozët shqiptarë të futnin asnjë baner në stadium, përveç shalleve dhe flamujve kuqezinj.

Ata e justifikuan këtë “barrikadë” me kërkesën e bërë nga vetë FSHF­ja. Tifozët e kuptuan se drejtuesit e futbollit u druheshin parrullave, apo banderolave kundër tyre në stadium. Nuk u dorëzuan, por këtë gjë e bënë në stadiumin e Luksemburgut, miqësoren e djeshme.

Kamerat e fokusuan shumë pak, kalimthi, gjatë ndeshjes, por fotografi ynë e ka fiksuar banerin e “Tifozave Kuq e Zi”, që flet qartë kundër drejtuesve të FSHF­së. Në të shkruhet: “Ju për paren, ne për kombëtaren”.

Pra, krerët e federatës rendin pas parasë, në forma e mënyra të ndryshme, duke përdorur ngjyrat kuqezi, ndërsa ata vetë, tifozët, nuk i ndahen asnjë stadiumi, në mbështetje të kombëtares, duke shpenzuar jo pak nga xhepi i tyre. Thënë ndryshe, për tifozët, drejtuesit e FSHF­së janë tjetër gjë dhe kombëtarja u përket atyre…

Ju sugjerojmë

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar
Aktualitet

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar

24 Maj, 2025 9:59 am
Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu
Aktualitet

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

24 Maj, 2025 9:50 am
Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
Aktualitet

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

24 Maj, 2025 9:29 am
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Aktualitet

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

24 Maj, 2025 9:20 am
Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027
Rajoni

Përfitohen mbi 200 mln euro/Të burgosurit e parë nga Danimarka, në prillin e 2027

24 Maj, 2025 9:07 am
Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!
Aktualitet

Shtresa e mesme nën presionin e kostove të larta të jetesës!

24 Maj, 2025 8:52 am
Parashikimi i motit, 5 Mars 2024
Aktualitet

Parashikimi i motit, 24 Maj 2025

24 Maj, 2025 8:30 am
Horoskopi, 27 korrik 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 24 maj 2025

24 Maj, 2025 8:18 am
Arrestohen 6 persona, falsifikuan rezultatet në zgjedhjet e 25 prillit
Aktualitet

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve/PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në…

23 Maj, 2025 11:00 pm
Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen
Aktualitet

Operacioni “Ura”/GJKKO publikon vendimin për 14 të arrestuarit,ja për çfarë akuzohen

23 Maj, 2025 10:47 pm
Para
Rrëfehet e motra: Ja takimi i fundit para arratisjes me Bilal Xhaferrin

Rrëfehet e motra: Ja takimi i fundit para arratisjes me Bilal Xhaferrin

Zhdukja e këngëtarit/ E ëma: Një vajzë më mori në telefon dhe më tha….

Zhdukja e këngëtarit/ E ëma: Një vajzë më mori në telefon dhe më tha....

Video/ J.Lo tallet me DiCaprion, ai e beson dhe…

Video/ J.Lo tallet me DiCaprion, ai e beson dhe...

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar

Fier/Automjeti i Policisë Bashkiake përplaset me autobusin, 6 persona të lënduar
24 Maj, 2025

Një automjet i Policisë Bashkiake është përplasur me një autobus të linjës Libofshë- Fier, mëngjesin e sotëm në vendin e...

Lexo më shumë

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu

Vlorë/ Theu arrestin e shtëpisë dhe goditi me thikë një 34-vjeçar, arrestohet i riu
24 Maj, 2025

Theu masën e sigurisë së arrestit në shtëpi dhe goditi me tikë një 34 vjeçar, si dhe i dëmtoi automjetin,...

Lexo më shumë

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror
24 Maj, 2025

Tuneli i Llogarasë është hapur për lëvizjen e mjeteve mëngjesin e sotëm. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Klan...

Lexo më shumë

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
24 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com