Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

TIA,19.6 mln euro detyrime ndaj shtetit

2018/07/02 at 8:42 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
TIA,19.6 mln euro detyrime ndaj shtetit

Koncesionari i Aeroportit të Tiranës ka 19.6 milion USD detyrime ndaj buxhetit të shtetit. Televizioni Klan ka mësuar se Ministria e Financave dhe Ekonomisë i ka kërkuar kompanisë që operon në Rinas, që të kthejë mbrapsht paratë e realizuara në vitet që ka menaxhuar hapësirën ajrore shqiptare dhe aeroportin e vetëm në vend, të cilat rezultojnë të jenë realizuar në vlerën 19.6 milionë dollarë më shumë se sa pozicioni ekonomik që i ka lejuar kontrata firmës koncesionare.

Me anë të këtyre parave koncesionari i Rinasit ose duhet të bënte investime, ose të rishikonte pozicionin ekonomik, por nuk ka bërë asnjërën prej tyre.

Burime konfidenciale për Televizionin Klan bëjnë me dije se investimet nuk janë realizuar, e si rrjedhojë e kësaj, koncesionari duhet t’i kthejë buxhetit shumën prej 20 milionë eurosh, të cilën nuk ia ka kthyer ende.

TIA reagoi duke thënë se ky lajm është i pavërtetë dhe se nuk ekziston asnjë detyrim i saj ndaj shtetit shqiptar apo Ministrisë së Financave për një fond të tillë. Sipas saj nuk ekziston asnjë pikë në kontratën e koncesionit që i referohet kësaj çështjeje dhe aq më tepër, që shteti shqiptar të ketë derdhur këtë shumë prej si kontribut në kapitalin fillestar të kompanisë.

Por dokumentet e siguruara nga Televizioni Klan vërtetojnë se në një letër drejtuar kompanisë “Real Forest Private Limited” dhe drejtorit ekzekutiv të TIA-s Rolf Castro Vasquez, ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ai i infrastrukturës dhe energjisë Damian Gjiknuri, i kanë treguar pretendimet e palës shtetërore për kthimin e kapitalit ortak, e cila është kthyer me 6.7 herë dhe ndërsa shteti pretendon të marrë nga kompania 1.96 miliardë lekë.

Ky detyrim lind në bazë të pikës 19.4 të kontratës, ku “pozicioni ekonomik i koncesionit do të vlerësohet duke iu referuar totalit të të ardhurave dhe shpenzimeve të shoqërisë dhe normës së rikthimit të kapitalit ortak sipas skenarit bazë të parashikimeve të rëna dakord mes shoqërisë dhe huadhënësit dhe të njohur nga enti përkatës shtetëror në bazë të nënshkrimit të kësaj kontrate.”

Thënë ndryshe, sipas shtetit shqiptar, TIA duhet të derdhë në buxhetin e shtetit 1.96 miliardë lekë të cilat kanë arritur të sigurohen në kushte jot ë drejta ekonomike, dhe duke dalë jashtë parashikimeve të vetë koncesionarit, institucioneve që i është dhënë kredi të garantuara nga shteti.

Pavarësisht fitimeve të shumta që ka realizuar në vite kjo shoqëri, ku vetëm gjatë 2017-ës arriti një fitim neto 17.5 milionë euro, për shkak të tarifave 2- deri në 3 herë më të larta se aeroportet e tjera të rajonit, firma nuk paguan as detyrimet ndaj buxhetit të shtetit.

Autoritetet shtetërore kanë kërkuar rishikimin ekonomik të kontratës nga një këshilltar financiar i pavarur, i cili do të bëjë analizën e drejtë të fitimeve të shoqërisë dhe nëse ka vendosur ndaj kompanive të fluturimit tarifa të drejta e në përputhje me çmimet e vend.

Tv Klan

Etiketa: 19.6 milion eurodetyrime ndaj shtetitTIA

Ju sugjerojmë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve
Aktualitet

Dumani: Unë s’do rikandidoj, jepjani mundësinë të garojnë sërish të tjerëve

14 Tetor, 2025 5:54 pm
Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…
Aktualitet

Task-Forca për krimet zgjedhore, Dumani: Kam dërguar hetues në mes të natës…

14 Tetor, 2025 5:46 pm
Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media
Aktualitet

Dumani te Ligjet: SPAK presione nga grupet kriminale, politika e media

14 Tetor, 2025 5:22 pm
“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike
Aktualitet

“Korrupsioni me trend të lartë” Dumani: Ka abuzim të vazhdueshëm me fondet publike

14 Tetor, 2025 4:53 pm
Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
Aktualitet

Dumani raporton te “Ligjet”: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024

14 Tetor, 2025 4:26 pm
Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE
Aktualitet

Kodit Penal/Çela: Po e patët me urgjencë, përktheni atë gjerman meqë na duhet në BE

14 Tetor, 2025 1:56 pm
Para
Rezultat surprizë në takimin Belgjikë-Japoni

Rezultat surprizë në takimin Belgjikë-Japoni

I biri polic u vra në aksion, nëna e dëshmorit pa pension. Ja apeli i dimbshëm

I biri polic u vra në aksion, nëna e dëshmorit pa pension. Ja apeli i dimbshëm

Belgjika eleminon Japoninë

Belgjika eleminon Japoninë

TE FUNDIT

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
14 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky këtë të martë ia hoqi shtetësinë kryebashkiakut të Odesës, Gennady Trukhanov, masë që shërbimi i sigurisë...

Lexo më shumë

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
14 Tetor, 2025

Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë qenë në fokus të diskutimeve të analistëve në emisionin “Opinion”. Referuar rezultateve të zgjedhjeve, Baton...

Lexo më shumë

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
14 Tetor, 2025

Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që...

Lexo më shumë

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
14 Tetor, 2025

Në orët e fundit të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri i është drejtuar Dumanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com