Aktualitet

TIA njoftim të rëndësishëm: Paraqituni 3 orë para fluturimit, arsyeja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:44 - 19/07/21 |
Opi Nion

Aeroporti i Rinasit njofton udhëtarët që kanë planifikuar të përdorin linjat ajrore që të 3 orë përpara udhëtimit.

Në njoftimin e aeroportit, thuhet se në këtë mënyrë udhëtarët do të kenë mundësi të bëjnë kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare, paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave  sipas kritereve të vendeve ku udhëton.

Njoftim nga TIA

Në vëmendje të të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport

Duke marrë shkas nga rritja e fluksit të pasagjerëve që udhëtojnë nga TIA në këto ditë të sezonit veror, si dhe ardhjen e shumë bashkatdhetarëve nga jashtë, kontrollin e dokumentacionit për vendet që kanë vënë kufizime për pasaportat shqiptare – sidomos Italia – si dhe paraqitjen e testit PCR apo antigen në sportelet e TIA-s të pranimit të biletave – sipas kritereve të vendeve ku udhëtoni – sugjerojmë që paraqitja në aeroport të jetë 3 orë ⃣përpara udhëtimit.

Kjo kohë do të jetë e mjaftueshme që të organizoheni përpara fluturimit tuaj, qoftë për parkimin e automjetit tuaj, qoftë për kontrollin e dokumentacionit që kërkohet për vendet respektive ku udhëtoni.

Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit, sepse kohërat janë të pazakonta dhe na duhen të gjithëve fuqi të pazakonta.

Pas