Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

T’ia nisim nga e bukura

2018/02/12 at 11:00 AM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
T’ia nisim nga e bukura

Fisnik Biba


Shumëkush prej nesh është dëshmitar i dështimeve të njëpasnjëshme që po mbërthejnë e mbajnë në ngërç shoqërinë shqiptare. Ndonëse rrethanat janë, besoj, të pazakonta, kësaj shoqërie i është mveshur një rrobë mendësie ku çdo gjë lejohet, një forma mentis ku gjinden sidolloj vjegash, përligjje jo dhe aq të zorshme si: këto jemi ne, jemi popull fatkeq, të paditur, të mpirë nga skami, më mirë të dyndemi të gjithë që këndej, e të tjera jo më pak të rënda. Në këtë mënyrë, kësaj mendësie i bëhen shkas këta shpjegime lehtësuese, e ne gjendemi, të zënë ngushtë, kund dhe më të humbur e të mundur.

Me gjasë, pjesërisht, këta shpjegime janë të vërteta.

Që kryet e kemi në fjalëtym, që një pjesë e mirë e kësaj shoqërie shkon si e ndërkryer, është lehtë t’a gjuash. Kemi halle! Jo vetëm kronika e zezë dhe droga. Kemi plot vramendje të tjera: papunësia, rrogat, pronat. Borxhet! Çfarë do bëhet me fëmijët tanë? Po shkollat..!? A duhet të kujdesemi më shumë për të moshuarit?

Problemi qendron se këtij skaj dheu, ku ne banojmë a jemi shtetas, ndodh shpesh që vramendjet shpien në mosdurim, kjo e fundit në mosmarrveshje, dhe kështu me rradhë marrin rrugë gjer-atje ku, do të thoja, ka një mungesë të plotë vëmendje për atë çka ndodh. Ç’bëhet këtu: një tjetër lumë do shfrytëzohet për HEC?

Dihet se, ku ka pak vëmendje ka dhe pak dashuri. Nuk na mjafton koha të duam të tanët. Jo më vendin! Shqipëria, dikush mund të shprehej, në mënyrën më ndjellakeqe, është një plaçkë e pazotë. Dashurinë për vendin, për lumenjt, ku t’a çojmë?

Camaj ynë thoshte: Nji komb a nji brez që humb drejtimin, s’ka Zot që e ndih.

Por meqë duhet, me patjetër, t’ja fillojmë nga dikund, unë i ftoj simotrat e sivëllazrit e mi t’ja nisim nga lumenjtë.

T’ja nisim me mbrojtjen e tyre para gjithçkaje tjetër!

T’ju drejtohemi të njohurve e të panjohurve, artistëve intelektualëve, minatorëve naftëtarëve, mor-po çdokujt, të rritur e të vegjël; pensionistëve e mësuesve të filloreve, studentëve e bjerraditasve. Forumeve në internet, bizneseve të suksesshme e të ndershme, foltoreve të mediave, hapësirës që kanë në gazeta opinionistët, asaj diaspore të gjërë që zien e tëhuaj.

Me këtë iso, padyshim do hapin sytë ata që na hiqen si sunduesit e natyrshëm të ktij vendi. Gjysma e vendit nuk ka votuar për asnjë mazhorancë në parlament, biles kjo gjysmë vendi nuk ka votuar për asnjë klasë politike. Cilët shqiptar përfaqësojnë? Kjo është, besoj, pabesia më e madhe; shtirja më e paturpshme kur na shfaqen të bekuar me hirin e shenjtë të zgjedhjeve, dhe japin leje shfrytëzimi për fitime aq të dobëta. Për një HEC! Se mbeti ekonomia e tërë Shqipërisë në qafë të një lumi të shkretë, Osumit! A të tjerë lumenj!

Mirëpo duan të zhdukin çdo gjë të bukur të këtij vendi.

Ju bëj thirrje t’i mbrojmë!

Të mbrojmë të bukurën me çdo mjet, si shtysë e parë shpirtërore e çdo njeriu. Çdo e bukur lidhet në frymë me drejtësinë.



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Shpat Kasapi prezanton të dashurën marokene, fansat e masakrojnë me komente

Shpat Kasapi prezanton të dashurën marokene, fansat e masakrojnë me komente

Ahmetaj: Lehtësojmë procedurat për të dënuarit politik: 1 vit burg barazim me 2 vite punë

Ahmetaj: Lehtësojmë procedurat për të dënuarit politik: 1 vit burg barazim me 2 vite punë

29-vjeçarja e virgjër në pritje të një fëmije. Rasti që ka habitur rrjetin

29-vjeçarja e virgjër në pritje të një fëmije. Rasti që ka habitur rrjetin
















TE FUNDIT

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
12 Maj, 2025

Vota e diasporës është “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...

Lexo më shumë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
11 Maj, 2025

Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë...

Lexo më shumë

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zbuloi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit...

Lexo më shumë

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
11 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një zyre të Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com