Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka debatuar ashpër me deputetin e ri të opozitës së re, i futur në Kuvend nga lista e LSI, Ralf Gjonin. Debati shpërtheu kur Salianji i kujtoi Gjonit episodin e bojës.
“Mos guxo më të ma kujtosh më atë moment. Unë kam familje, turp të kesh! Nuk bëhet fjalë për bojën, por është agresion fizik ndaj familjes sime nga njerëz që zënë pritë në hyrjen e banesës sime. Mos guxo më Salianji të më përdorësh atë episod kriminal për të më kërcënuar”, tha Gjoni.
Salianji u përgjigj: “Unë kam turp që dal në të njëjtin ekran me ty, por çfarë të bëj! Ti je budalla! Ti je aty për të marrë një rrogë dhe kaq. Mos ma trash zërin mua se e ke të hollë”.
“Unë ta trash ty dhe kryetarit tënd”, ia ktheu Gjoni./Opinion.al