Deputeti socialist Pjerin Ndreu është përplasur në Komision e Sigurisë me demokratin, Ervin Salianji, duke e kërcënuar se “Ti do rrahur!”
Sherri ndodhi në kohën kur Salianji e pyeti ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka: A ju duhet me shume buxhet për te kontrolluar ish repartet ushtarake qe perdoren per magazinim droge?
në këtë moment kanë ndërhyrë të dy deputetët e majtë, Paulin Sterkaj dhe Pjerin Ndreu.
Sterkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.
Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoko të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.
Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion.
Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urt nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.
Salianji: Nuk pyes dhe skam frike nga asnje bandit me ose pa pushtet.
Sherri ndodhi në Komisionin e Sigurise ku ministrja e Mbrojtjes ishte thirrur për pr/buxhetin.