Portieri i Egjiptit, Essam El-Hadary ka shkruar sot historinë në Botëror si lojtari më i vjetër në moshë që ka luajtur në një Kupë Bote.
Egjiptiani bëhet kështu lojtari më i vjetër në moshën 45 vjeç e 161 ditë duke thyër rekordin e portierit kolumbian Faryd Mondragón, ku kishte vendosur rekordin e tij në Botërorin e 2014 në Brazil, atëherë kur kishte zbritur në fushë në moshën 43-vjeç e 3 ditë.
Essam El-Hadary është aktivizuar në ndeshjen e sotme si portier titullar me Egjiptin në ndeshjen që po luan kundër Arabisë Saudite, e vlefshme për Grupin A.