Kurba e infektimit të pandemisë së koronavirusit ka nisur të përkulet në Francë.
Vendi ka raportuar sot më shumë të shëruar se të infektuar gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave të fundit të raportuara nga autoritetet 1,653 persona janë konfirmuara me koronavirus duke e çuar totalin e rasteve në 161,530.
Numri i viktimave ka pësuar gjithshtu një rënie të lehtë, 516 rreth 30 më pakë se dita e djeshme.
21,856 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në Francë ndërsa 42,088 janë shëruar. /Opinion.al