Vetëm pak ditë pas hyrjes në fuqi të një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, e cila kishte ngjallur shpresa për një qetësim të dhunës në rajon, duket se situate është tensionuar sërish.
Luftëtarë të Hamasit kanë hapur zjarr ndaj një automjeti inxhinierik të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit në Rafah, ndërsa
Forcat Ajrore Izraelite kanë kryer tre sulme ajrore në të njëjtën zonë, duke e përshkallëzuar situatën në jug të Rripit të Gazës.
Ngjarjet në terren janë ndjekur nga afër nga Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Mbrojtjes Israel Katz, të cilët kanë zhvilluar një mbledhje urgjente të kabinetit të sigurisë së bashku me drejtuesit e lartë të IDF-së, për të shqyrtuar përgjigjen ushtarake dhe hapat e mëtejshëm në Gaza.