Klubi anglez, Manchester City, është gjobitur me 35 mijë paund pasi pranoi shkeljen e rregullave anti-doping të Shoqatës së Futbollit, ka raportuar organi qeverisës.
Klubeve iu kërkohet që të japin të dhëna të sakta të sesioneve trajnuese dhe vendndodhjen e lojtarëve në mënyrë që ata të jenë në dispozicion për testim në çdo kohë.
City ka dështuar në tri raste të japë të dorëzojë këto të dhëna.
Dënimi është bërë i ditur pas dëgjimit të pavarur në komisionin rregullator, në të cilën është paralajmëruar klubi për shkelje në të ardhme./ opinion.al