E diela duhet ti gjente shqiptarët të gjithë në shtëpi pasi është edhe dita me masat më ekstreme të kufizimit të lëvizjes në kuadët të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Megjithatë shkeljet vijojnë të jenë të pranishme edhe pse situata rëndohet dita ditës.
Policia ka njoftuar se në 12 orët e fundit janë gjobitur 78 qytetarë pasi kanë thyer karantinën. Ata janë ndëshkuar me masën administrative prej 10 mijë lekësh.
Ndërkohë më herët policia njoftoi gjithashtu se kishte shoqëruar një 24-vjecar në Elbasan pasi ai kishte kundërshtuar forcat e policisë kur këta të fundit e kishin kapur në kundërshtim me rregullat e reja të qarkullimit. /Opinion.al