Aktualitet

Thyen dyert e selisë së PD në Gjirokastër,Aliko:Të heqin dorë nga vandalitetet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 30/01/22 |
Opi Nion

Mbështetësi i Sali Berishës, Dasho Aliko ka thënë se mbështetës të kryetarit të PD, Lulzim Basha kanë thyer dyert e selisë së PD në Gjirokastër.

Në një deklaratë për mediat, Aliko ka denoncuar atë veprim vandal, që ka ndodhur mesditën e sotme në këtë seli.

Sipas tij, Roland Bejko ka shqyer dyert e selisë dhe ka dëmtuar rëndë materialet e logjistikën elektronike përfshirë edhe databazën e të dhënave.

Aliko nuk ka kursyer akuzat për Bejkon dhe atyre personave që kanë vënë dorë në selinë e PD duke e shkelmuar.

Ne jemi një pjesë e grupit themeltor të PD-së. Pasi ne ishim në disa takime sot, me një pjesë të grupit të punës, u njoftuam nga disa qytetar që një grup njerëzish kishin ardhur dhe duke goditur me shqelma dyert. Ne u bëjmë thirrje të vijnë tek shumica, i presim dhe ato të vijnë tek ne. Të heqin dorë nga vandalitetet. Ato janë pjesa e jonë, duhet të respektojnë anëtarësinë e tyre, se e kanë votuar Bejkon, se ka pronë të babait. Ju jeni dëshmitarë se si në mënyrë barbare janë thyer çelësat e dyerve. Sot jemi në riorganizimin e PD-së. Jemi munduar edhe me zotin Bejko. Ata të kthehen tek shumica, tek anëtarësia. Kryetarët e PDSH-së do të ndërrohen gjithmonë, por për ne primare është PDSH. Nëse Basha e quan veten të fuqishëm të futet në zgjedhje dhe aty të shohë nëse e duan dhe jo të na thotë neve llum. Basha i ka marrë PD-së sa si ka marrë askush tjetër. Turp të kenë të gjithë ato që kanë vënë dorën në selinë e PD-së”-ka thënë Aliko.

Pas