Një grabitje ka ndodhur këtë të premte në Tiranë. Bëhet fjalë për vjedhjen e një supermarketi, ku tre persona të paidetifikuar kanë thyer xhamat dhe kanë marrë kasafortën.
Ende nuk dihet shuma e grabitur. Policia po punon për gjetjen e autorëve.
Më poshtë informacioni paraprak i Policisë:
Më datë 18.05.2018, tek kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Prokop Mima”, 3 persona ende të paidentifikuar, kanë thyer xhamat e një supermarketi, ku kanë marrë kasafortën, sende të ndryshme dhe janë larguar me një mjet. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve./opinion.al