Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në kryeqytet, ku një biznesmen ka rënë pre e një grabitjeje spektakolare. Hakerat kanë arritur të thyejnë pasuordin e emailit të tij dhe kanë klonuar adresat e bashkëpunëtorëve të biznesmenit nga Tirana duke i marrë 20 mijë euro.
Biznesmeni 54- vjeçar A.Xh. ka denoncuar ngjarjen në polici, kur ka kuptuar, se njerëzit me të cilët komunikonte dhe të cilëve u kishte transferuar paratë nuk ishin ortakët e tij. Policia ka nisur punën për identifikimin e autorëve të kësaj grabitjeje.