Një i ri ka humbur jetën në rrethana ende të pasqaruara këtë paradite. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Thumanë rreth orës 12:15 dhe sipas policisë 25-vjeçari me inicialet K.Ç. dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij.
Ai ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al