Racizmi është rikthyer përsëri në futboll. Lojtari i Sampdorias, Ronaldo Vieira, gjatë ndeshjes ndaj Romës, u përball me një situatë aspak të këndshme, pasi tifozët bënë thirrje raciste ndaj tij.
Lidhur më këtë incident, klubi i Romës ka kërkuar falje ndaj lojtarit publikisht lojtarit, për ngjarjet që ndodhën në stadium.
“Roma dëshiron t’i kërkojë falje Ronaldo Vieira për vërshëllimat raciste”, ka shkruar skuadra e Romës në “Tëitter”.
Ndërkohë, ka reaguar dhe skuadra e Sampdorias, e cila është shprehur se të gjitha klubet duhet të punojnë për të shmangur thirrjet raciste në stdium./ Opinion.al E.Xh.