Sport

Thirrje raciste në kor, Balotelli shpërthen ndaj tifozëve


               Publikuar në : 20:21 - 03/11/19 |
el ida

Një incident i pakëndshëm ka ndodhur gjatë ndeshjes Hellas Verona- Brescia në Serinë A.

Në minutën 54 Balotelli gjendej pothuajse në linjën fundore, shumë afër tifozerisë së Veronës kur dëgjoi koret raciste ndaj tij. Sulmuesi italian i lindur në Palermo por me origjinë ganeze ka reaguar ashpër, teksa gjuajti topin drejt tyre, dhe tentoi të braktisë fushën.

Ish-lojtari i Inter, Milan dhe Manchester City u ndalua nga shokët e tij të ekipit, por edhe nga kundërshtarët ndërkaq ndeshja u bllokua për 4 minuta.

Pritet që Gjykata Sportive italiane të marrë vendime të rënda ndaj tifozerisë veroneze, që shquhet për qasjen e saj të ekstremit të djathtë dhe episodet e racizmit./Opinion.al

Pas