Bota

Thirrje për heqjen e masave, infektohet me COVID-19 presidenti i Brazilit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:48 - 07/07/20 |
Opi Nion

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro raportohet të ketë rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin..

Mbrëmjen e djeshme ai u shtrua në spital për të bërë një kontroll në mushkëri, dhe për t’iu nënshtruar testit pasi shfaqi disa simptoma të COVID-19.

Në muajt e fundit, disa nga ndihmësit e Bolsonaro-s janë infektuar me koronavirusin. Sidoqoftë, presidenti është parë shpesh duke kundërshtuar kufizime të tilla si vënia e maskave dhe praktikimi i distancimit social.

Presidenti i Brazilit shpesh herë kishte vënë në dyshim rrezikshmërinë e virusit duke e quajtur atë një “grip të lehtë”. Ai gjithashtu iu bëri thirrje autoriteteve lokale që të hiqnin masat shtrënguese për të rivënë ekonominë në punë.

Kujtojmë këtu se Brazili, deri më tani, është vendi më i prekur nga pandemia në Amerikën Latine si dhe i dyti në botë ra i përket rasteve të konfirmuara me Covid-19./ Opinion.al

Pas