Aktualitet

Thirrja e Xhelal Mziut për dhunë, policia e procedon penalisht


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:19 - 23/04/21 |
Opi Nion

Është proceduar penalisht drejtuesi politik i qarkut të Dibrës Xhelal Mziu.

Bëhet me dije se ky procedim ka ndodhur pas thirrjes për dhunë që Mziu bëri ditën e djeshme. Policia e Shtetit e ka proceduar nën veprën penale “Thirrje për armatosje”, “Marrje të padrejtë të komandës”.

Kujtojmë se Xhelal Mziu bëri një deklaratë të fortë duke thënë se çdokush që tenton të blejë vota do ta pësojë njëlloj si ai i Elbasanit. Më pas kërkoi ndjesë duke thënë se komenti i tij ishte i panevojshëm, por e tha nga emocionet e forta të momentit.

joftimi i plotë i policisë:

Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, në ngarkim të shtetasit XH.M, kandidat për deputet  i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër.

Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e  bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e  grupeve të gatshme me pretendimin  e mbrojtjes së votës.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve./Opinion.al

 

Pas