Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thirrja e Berishës, kapni armët/ Shkullaku: Hipokrizi politike e Edi Ramës

2016/04/27 at 5:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Thirrja e Berishës, kapni armët/ Shkullaku: Hipokrizi politike e Edi Ramës

Gazetari Armand Shkullaku me anë të një shkrimi në të përditshmen Mapo e ka cilësuar situatën e krijuar në opinionin publik pas propozimit të Sali Berishës  në sallën e Kuvendit që shqiptarët të armatosen për të ruajtur veten dhe pronat e tyre, thjesht një hipokrizi e Edi Ramës.

Shkullaku shkruan se propozimi i Sali Berishës për të armatosur qytetarët shqiptarë, vazhdon ende të mbledhë nën armë Partinë Socialiste, qeverinë, aksesorët e tyre mediatikë dhe propagandistikë, për të ngritur një furtunë të vërtetë në gotën që vetë Berisha ua serviri.

“Po kërkohet hetimi, dënimi, përjashtimi, kallëzimi, demaskimi, shpartallimi i ish-kryeministrit si luftënxitës, që po bën thirrje antikushtetuese. Po cilësohet fashist e hitlerian dhe po i kërkohet prokurorisë të veprojë”, shkruan ai.

Ndërsa, nënvizoi se në këtë ortek që shpërtheu nga vetë krisma e Berishës, nuk mungojnë as ata që i bëjnë thirrje edhe PD-së të distancohet nga ish-lideri i saj.

Sipas Shkullakut, ata do të ishin në të drejtën e tyre jo vetëm ta denonconin propozimin e Berishës, por edhe të kërkonin një qëndrim moral e politik të pjesës tjetër të PD-së, nëse vërtetë do ta mendonin atë si skandal.

“Por si PS-së, ashtu dhe mediave të saj, nuk u intereson në thelb thirrja e Berishës-shkruan ai- por zhurma e ngritur prej saj”.

Ai shkruan se apeli për distancim dhe dënim është hipokrizi e pastër politike dhe jo një qëndrim që provokohet në emër të interesit apo shqetësimit qytetar. Mjafton për këtë të shihet se si ky qëndrim i zjarrtë vjen duke u tredhur kur i afrohet LSI-së.

“Ilir Meta, lideri tjetër i mazhorancës dhe kreu i Kuvendit, nuk mori pjesë në mbledhjen e Byrosë që vendosi përjashtimin e Sali Berishës. LSI deri më sot nuk ka thënë asnjë fjalë për “skandalin e armatosjes” dhe ka treguar hapur se nuk ka të njëjtin hall si PS dhe pjesa tjetër e qeverisë, për ta përjetuar ngjarjen në fjalë si një tragjedi kombëtare. Indiferenca e LSI kontraston fort me alarmin e Edi Ramës dhe aksesorëve të tij, duke nxjerrë zbuluar armatosjen e tyre për të çarmatosur Sali Berishën”, shkruan në Mapo Shkullaku.

Ju sugjerojmë

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
Politikë

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

16 Maj, 2025 10:47 pm
Sa paguhen deputetët në Gjermani?
Bota

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

16 Maj, 2025 10:19 pm
Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
Politikë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

16 Maj, 2025 10:01 pm
Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
Kryesore

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

16 Maj, 2025 9:47 pm
Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe
Aktualitet

Ble online vaj për gjunjët, befasohet nga ajo që i vjen në shishe

16 Maj, 2025 9:39 pm
Këshilli Evropian ratifikon marrëveshjen, 5 miliardë euro ndihmë për Ukrainën
Rajoni

BE-ja: Veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri rrezikojnë rritjen e tensioneve

16 Maj, 2025 9:26 pm
Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës
Aktualitet

Rrezikon të bjerë pallati, turku bën ndërtim pa leje në mes të Tiranës

16 Maj, 2025 9:09 pm
CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë
-Jetë dhe Stil

CNN rendit këngët e Eurovizionit, ‘Zjerm’ në vend të parë

16 Maj, 2025 8:44 pm
Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin
Politikë

Rama e Macron te Piramida, nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Francë për Inovacionin

16 Maj, 2025 8:33 pm
Trump paralajmëron Kievin se “Ukraina mund të bëhet ruse një ditë”
Bota

Trump: SHBA i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

16 Maj, 2025 7:54 pm
Para
Plagoset me armë zjarri ish-deputeti maqedonas në Manastir

Plagoset me armë zjarri ish-deputeti maqedonas në Manastir

Sulmi vetëvrasës në Xhaminë e Madhe, një i vdekur dhe dhjetra të plagosur

Sulmi vetëvrasës në Xhaminë e Madhe, një i vdekur dhe dhjetra të plagosur

Zbardhet enigma/ Vetëm në dy muaj, Berisha i ftuar në dy emisione në Klan

Zbardhet enigma/ Vetëm në dy muaj, Berisha i ftuar në dy emisione në Klan

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

PD publikon udhëzimin për primaret,afati i fundit për tre qytetet e mëdha…
16 Maj, 2025

Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e...

Lexo më shumë

Sa paguhen deputetët në Gjermani?

Sa paguhen deputetët në Gjermani?
16 Maj, 2025

Bundestagu ka 630 deputetë, 100 më pak se ai i mëparshmi. Po si paguhen deputetët, sa janë të ardhurat e...

Lexo më shumë

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Vengu me ministrin francez:Modernizojmë FA me radar të lëvizshëm për vëzhgimin ajror
16 Maj, 2025

Forcat Ajrore shqiptare do të pajiset me kapacitete të avancuara mobile të vëzhgimit ajror, ndërkohë që bashkëpunimi dypalësh mes Shqipërisë...

Lexo më shumë

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët

Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë:Ndajmë një të ardhme të përbashkët
16 Maj, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka reaguar pas përmbylljes së Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com