Kreu i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli është paraqitur këtë të enjte në SPAK. Nuk dihen ende arsyet se pse Leli është thirrur në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Kjo është hera e dytë që kryebashkiaku i Vlorës thirret në SPAK. Leli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme edhe në muajin korrik. I pyetur nga gazetarët asokohe se për çfarë u thirr nga SPAK, Leli nuk pranoi të japë detaje.