InstaBIZ

Theu rregullat e COVID-19, Ermal Mamaqi: Ndodhi që erdhën më shumë njerëz


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:36 - 02/02/21 |
Doriana Çepunaj

Ermal Mamaqi ka reaguar pas fotos, që u bë virale në rrjetet sociale, në të cilën shfaqeshin një grumbull i madh njerëzish në një aktivitet të zhvilluar prej tij duke shkelur rregullat e pandemisë COVID-19.

Ermal Mamaqi ka kërkuar ndjesë për aktivitetin, teksa ka sqaruar se trajnimi pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish por, sipas tij ndodhi që shkuan më shumë nga çfarë ishte planifikuar.

Mamaqi thotë se u munduan të kishin një distancë si në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, gjithsesi merr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte, pasi situata që po kalon planeti është sfiduese.

Postimi i plotë

Miq të dashur, ju kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju është krijuar nga fotoja e aktivitetit. Më lejoni tju sqaroj që Trajnimi Mendo Ndrysho pritej të bëhej nga një grup i vogël njerëzish, kryesisht stafi ynë, duke respektuar masat e Covidit. Por ndodhi që në trajnim erdhën më shumë nga çfarë ishte planifikuar dhe e kishim të vështirë të mos ti pranonim brënda…  Sidoqoftë edhe pse u munduam të kishim një distancë si ajo që është në kinematë që vazhdojnë aktivitetin, marr përgjegjësi të plotë për rastin që nuk duhet të ndodhte.

E di që situata që po kalon i gjithë planeti është shumë sfiduese. Por pikërisht kjo situatë më ka shtyrë të bëj këtë që po bëj tani. Të ndaj me ju mësime që i kam mësuar nga më të mirët dhe i kam aplikuar në jetën time. Ajo që ndodh në këto trajnime është e mrekullueshme, njerzit janë më të motivuar për jetën, punën dhe të ardhmen. A nuk është kjo ajo që duam? Më falni miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë. Ju falenderoj për mirëkuptimin dhe ju sqaroj përsëri që dëndësia e njerëzve në sallë nuk ishte më e madhe se ajo që është në autobus, Korçë ose kur kanë oferta qëndrat trengtare. Ju uroj të gjithëve që të jeni mirë bashkë me familjet tuaja! Deri në rikthimin e normalitetit trajnimet do të jenë të gjitha online./Opinion.al

 

Pas