Kronikë

Theu orën policore, të riun në Durrës e fundos kontrolli në makinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 12/11/20 |
Opi Nion

Policia e Durrësit ka arrestuar një 21-vjeçar pasi në automjetin e tij u gjetën 3kg lëndë narkotike cannabis sativa.

I riu me inicialet I.D., fillimisht u ndalua nga uniformat blu pasi kishte thyer orën policore, më pas gjatë kontrollit në mjetin tip”Benz” u konstatua një sasi lënde narkotike.

Sipas policisë 21-vjeçari rezulton të jetë person me precedent të mëparshëm kriminal.

“Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 21 vjeç, i dënuar në vitin 2018, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./ Opinion.al

Pas