Policia ka arrestuar një 24-vjeçar në Tiranë, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.
Mësohet se shtetasi G.T. 24 vjeç banues në Peqin u kap në Tiranë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Sundimi i ligjit”, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me strukturat e DVP Tiranë, kapën në Tiranë dhe arrestuan shtetasin G. T., 24 vjeç, banues në Peqin.
Ky shtetas kishte dalë nga banesa e tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve””, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al