Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thesari i humbur i turqve gjendet në Librazhd!

2017/12/28 at 4:36 PM
në Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
Thesari i humbur i turqve gjendet në Librazhd!

Të gjithë kanë dëgjuar për këtë fshat, ndoshta shumë i njohur për shkak të 99-minareve që ka, apo ndoshta për thesaret e shumta që fsheh. Ky fshat e ka emrin Xhyra Kasaba. Ndodhet në pjesën jugperëndimore të rrethit të Librazhdit .


Në këtë fshat kalon rruga kombëtare që lidh Shqipërinë me shtete të tjera me Greqinë, Maqedoninë, si dhe me qytetet e vendit tonë. Me fshatin e Xhyrës janë lidhur shumë gojëdhëna dhe histori të ndryshme aq kulturore, por edhe misterioze që askush deri më sot nuk ja ka gjetur kuptimin.

A e dini se guri i “Bletës” një shkëmb me lartësi 1409m ka nxitur zbulues nga e gjithë bota kryesisht turq, maqedonas, edhe grek, por edhe nga “Puglia Grotte” dhe “Dauno”. A fsheh me të vërtetë ky shkëmb një pasuri të madhe?Mendohet se pikërisht në këtë gur fshiheshin grabitjet që kaçakët (hajdutet) bënin karvanëve të ushtrisë turke dhe tregtarve nga Roma. Jo më larg së disa muaj një turist nga Turqia eksploronte bashkë me grupin e tij e shoqëruar më një hartë shumëvjeçare e cila tregonte me hollësi se ku fshihej thesari i turqve. Kushtet litologjike siç dukej ua kishte vështirësuar kërkimet. Banorët e fshatit tregojnë se shumë kërkime janë bërë, aq shumë saqë detyruan që emigrantët të ktheshin kudo që ishin edhe të gërmonin për ta gjetur diçka përpara se ta gjenin te turistët e huaj. Ja si shprehet një banor i fshatit Xhyrë A.M:“Nuk e mbaj mend sa veta kanë ardhur e kanë hapur gropa pafund me qëllimin se ka flori apo gjëra të tjera si këto. Në fakt vetë nga legjenda e gurit të bletës mjalti i shumtë i bletëve simbolizon floririn, ndërsa bletët puntore hajdut të cilët vidhnin floririn e ushtrisë Osmane. Mendoj se është vetëm një legjendë, por herë pas herë mendoj se mund të jetë edhe e vërtetë. Jo më larg se disa muajsh një grup turistësh nga gjuha që flisnin mendoj se ishin turq, kishin një hartë të vjetër e cila në të ishte të vizatuar shkëmbinjtë edhe vetëm një shkëmb ishte më kryq vetëm guri i “Bletës”. Njerëzit janë të çuditshëm në këtë fshat saqë marrin kazma edhe lopata edhe gërmojnë pa lidhje, duke prishur në shumicën e rasteve edhe rrugën “Egnatia” e cila kalon mes për mes fshatit”.

Po kush është me të vërtetë legjenda e gurit të “Bletës” e cila ka bërë bujë në të gjithë Shqipërinë?

Sipas legjendës thuhet se: “Dikur një djalë i ri nga fshati shkon tek guri i “Bletës” për të marrë mjaltë. Aty kishte shumë bletë dhe mjalti ishte në sasi të madhe. I riu futet brenda në gur dhe fillon të mbushë enët me mjaltë. Guri i thotë djalit se duhet të marrësh mjaltë vetëm aq sa të takon. Por ai nuk e dëgjon duke vazhduar të marrë mjaltë pa u ndalur. Atëherë guri mbyllet duke e zënë brenda. Djali fillon e rënkon. Zëri i tij dëgjohet dhe njerëz nga fshati i shkojnë në ndihmë për ta nxjerrë nga guri. Ata përdorin mjete të ndryshme si pyka prej thane për të hapur gurin, por pa mundur ta nxjerrin dot. Pykat e thanës ( katër copë) gjenden edhe sot e kësaj dite në mesin e gurit. Pikërisht në atë vend guri është i lagur për shkak të lotëve të njeriut brenda tij. Madje edhe sot thuhet se; sa herë që bie shi, po të qëndrosh afër gurit në heshtje dhe të dëgjosh me kujdes, do të ndiesh zërin e të riut që vjen nga brenda duke rënkuar”.A thua vërtetë se diçka fshihet pas atyre gurëve? Një shprehje thotë: “Ku ka zë sështë pa gjë”, thuhet se në varrezat e turqve janë gjetur qypa nga florinj edhe kjo vërtetohet nga vetë banorët e fshatit.

Vetë struktura e gurit të “Bletës” është e çuditshme saqë nuk e kupton nga hyre edhe ku dole. Kjo strategji është ndjekur që deri sot e kësaj dite ajo e fshehtë e thesarit të bletës të mos gjendet kurrë. Disa banorë të fshatit janë shumë të sigurt që brenda shkëmbit ka dicka, ja si shprehet një i moshuar B.H i cili na tregon me hollësi çfarë ka ndodhur vite më parë: “Unë jam 86-vjeç edhe të them të drejtën more djalë guri i bletës edhe “Gryka e Shkallës” fshehin thesare shumë të mëdha. Babai im para se të vdiste më tha që lartë në këto male fshihet një thesar shumë i madh i cili nuk është gjendur kurrë. Ndoshta unë nuk e kam vërtetuar por çështë e vërteta këtë histori nuk e tregon vetëm mosharët e mi por edhe të parët e mi. Shumë kohë më përpara këtu në këtë zonë, që përdorej nga Turqit për vet faktin që ishim të pushtuar nga ata, një tjetër ana pozitive për ne ishte edhe rruga “Egnatia” doje apo s’doje ishe i detyruar të kaloje sepse ishte e vetmia rrugë që lidhte perëndimin me lindjen. Thuhet se Carinë kaçakët vidhnin të gjithë karvanët të cilët vinin nga Roma, por kishte një problem shumë të madh për ta sepse nuk ja dilnin dot asnjëherë në Xhyrë. Sipas të parëve të mi thesari është fshehur në Xhyrë edhe është pothuajse 100% e sigurt, edhe jam i bindur. Pastaj nuk e di të them tek guri i “Bletës” apo me ndonjë vend tjetër sepse po ta dija do ta kisha marrë vetë”. Kjo legjendë edhe shumë gojëdhëna të tjera ka nxitur shume turiste vendas edhe huaj të përveshin krahët edhe të gërmojnë, por si përfundim janë zhgënjyer nga rezultati sepse janë larguar me duar bosh. /Marre nga 360grade.al

Etiketa: legjendalibrazhdthesari i humbur i turqeveXhyra Kasaba


Ju sugjerojmë

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale
Life Style

A është në rrezik e ardhmja e internetit? Si po ndikon Inteligjenca Artificiale

2 Gusht, 2025 3:12 pm
Revista amerikane/Bora, vajza bareshë në malet shqiptare-Tregim nga Elizabeth Miller
-Kulturë

Revista amerikane/Bora, vajza bareshë në malet shqiptare-Tregim nga Elizabeth Miller

2 Gusht, 2025 10:13 am
Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët
Life Style

Vjedhje spektakolare në Itali, vajza përdor teknologjinë për të zhvatur turistët

1 Gusht, 2025 8:29 pm
Bisedat e shpërndara me ChatGPT po shfaqen në Google, çfarë po ndodh
Life Style

Bisedat e shpërndara me ChatGPT po shfaqen në Google, çfarë po ndodh

1 Gusht, 2025 4:08 pm
Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?
Life Style

Çfarë e shkakton ankthin gjatë shtatzënisë dhe si mund ta trajtoni?

1 Gusht, 2025 4:06 pm
Zbulohet insekti gjigant në Australi
Life Style

Zbulohet insekti gjigant në Australi

1 Gusht, 2025 3:49 pm
I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë
Life Style

I veshi gjatë një koncerti, çorapja e Michael Jackson shitet për 8 mijë dollarë

1 Gusht, 2025 3:46 pm
Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze
Kryesore

Shqiptarët kryesojnë në Europë për numrin e lartë të makinave luksoze

1 Gusht, 2025 8:28 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 1 gusht 2025

1 Gusht, 2025 8:12 am
Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë
Life Style

Punon me hidrogjen/ Jahti i Bill Gates del në shitje, kushton 645 milionë dollarë

31 Korrik, 2025 5:12 pm
Para
Shpëtim Saraçi disa fjalë prekëse për nënën që nuk jeton më

Shpëtim Saraçi disa fjalë prekëse për nënën që nuk jeton më

Video- Emisioni i plotë/ Pjatat e festave, ja recetat e shefave të famshëm

Video- Emisioni i plotë/ Pjatat e festave, ja recetat e shefave të famshëm

Doktorët publikojnë listën, këto janë objektet më të çuditshme që kanë gjetur në vaginat e femrave gjatë vitit 2017

Doktorët publikojnë listën, këto janë objektet më të çuditshme që kanë gjetur në vaginat e femrave gjatë vitit 2017
















TE FUNDIT

Arrestohen 2 shtetas për zjarrvënie në Divjakë e Mallakastër

Zjarret, MM: 21 vatra aktive në vend/ Ndërhyrje nga ajri e qindra forca në terren
3 Gusht, 2025

Evidentohen dhe vihen në pranga dy shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në Divjakë e Mallakastër. Si rezultat i...

Lexo më shumë

SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump

SHBA/Hetime për shkelje të ligjit për Jack Smith. Ish-prokurori hetoi Donald Trump
3 Gusht, 2025

Një agjenci federale ka nisur zyrtarisht hetime për ish-Prokurorin e Posaçëm, Jack Smith, i cili i ka mbikëqyrur dy hetime...

Lexo më shumë

Lezhë, 3 automjete përplasen me njëri-tjetrin/Një nga drejtuesit dërgohet te Trauma

Helmohen disa banorë në Bulqizë
3 Gusht, 2025

Tre automjete u përfshinë në një aksident rrugor rreth orës 04:00 të mëngjesit të së Dielës, në aksin rrugor Lezhë-Fushë...

Lexo më shumë

Qeveria italiane shtyn BE për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Qeveria italiane shtyn BE për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”
3 Gusht, 2025

Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për azilin dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com