Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Thërrit policinë se u vranë”, dinamika e vrasjes së Devi Kasmit

2018/02/17 at 11:59 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
“Thërrit policinë se u vranë”, dinamika e vrasjes së Devi Kasmit

Dëfrim Kasmi, i njohur edhe me emrin Devi Kasmi, u ekzekutua me armë në një atentat mafioz më 29 Janar 2018 poshtë pallatit ku banonte. Tvklan.al po publikon dinamikën e vrasjes së 41-vjeçarit, bazuar në dosjen hetimore.


Sipas dëshmisë së një banori të zonës, rreth orës 18:00 ditën e hënë më 29 Janar, ai kishte shkuar tek makina e tij të cilën e kishte parkuar pranë një dyqani. Atë moment ai thotë se dëgjoi rreth 5-6 të shtëna me armë zjarri dhe kishte parë një motor të lëvizte me shpejtësi të lartë në drejtim të Unazës.

Më pas dëgjoi një banor të lagjes të thoshte “thërrit policinë se u vranë”.

Një tjetër banore e pallatit ku banonte Devi Kasmi, i ka thënë grupit hetimor se rreth orës 18:30 dëgjoi dy të shtëna me armë zjarri dhe pas disa sekondash edhe tre të shtëna të tjera. Ajo kishte parë poshtë pallatit një person me motor ngjyrë e zezë, që më pas u largua me shpejtësi në drejtim të Unazës.

Pas këtyre dëshmive, grupi hetimor ka analizuar edhe kamerat e sigurisë në zonë për të parë lëvizjet e atentatorëve.

“Pasi janë parë pamjet filmike të marra nga akte të ndryshme, ka rezultuar se autori pas ngjarjes ka hipur në një furgon Vito me ngjyrë të bardhë”, thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Në lidhje me këtë ngjarje, Policia e Tiranës ka arrestuar ish-policin grek Efthimios Efthimiou si ekzekutori direkt i Dëfrim Kasmit, dhe tre bashkëpunëtorët Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Elton Halipaj. Ndërsa në kërkim është shpallur Aurel Hoxhallari, i dyshuar si organizator dhe porositës i ekzekutimit. Tre ditë më parë, Gjykata e Apelit Tiranë la në burg Mario Meshinin, i cili dyshohet se është personi që nxorri në pritë Dëfrim Kasmin.

Meshini i kishte dërguar mesazh në celular 41-vjeçarit Kasmi për t’u takuar poshtë pallatit ku banonte viktima. Mario Meshini u tha hetuesve se në momentin që mbërriti me motor poshtë pallatit të Kasmit, aty ishin edhe vrasësit, të cilët qëlluan për vdekje 41-vjeçarin. Më pas, Mario Meshini shkoi në banesën e tij dhe jo në komisariat, duke argumentuar se ishte i tronditur nga vrasja dhe se ekzekutori i vendosi pistoletën në kokë duke e kërcënuar. Mirëpo kjo dëshmi e tij nuk e ka bindur Prokurorinë, e cila ka dyshime se Mario Meshini ka nxjerrë pikërisht në pritë Dëfrim Kasmin për t’u ekzekutuar.

Ndërsa ish-polici grek i arrestuar si vrasësi me pagesë, ka mohuar këto akuza dhe ka kërkuar të lihet i lirë duke lënë një garanci pasurore prej 10 mijë Euro. /tvklan.al

Etiketa: dinamika e ngjarjesvrasja e Devi kasmit


Ju sugjerojmë

Goditet nga rrufeja, humb jetën 47-vjeçari në Pogradec
Kronikë

Goditet nga rrufeja, humb jetën 47-vjeçari në Pogradec

5 Gusht, 2025 10:54 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Zhduket 27-vjeçari në Dhërmi, i vëllai bën kallëzimin në polici

5 Gusht, 2025 10:41 am
U arrestua për vrasjen e Gentjan Bejtjas,Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun
Kronikë

U arrestua për vrasjen e Gentjan Bejtjas,Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun

5 Gusht, 2025 10:38 am
Arrestohet 55-vjeçari në Lazarat, kultivonte drogë në oborrin e banesës
Kronikë

Arrestohet 55-vjeçari në Lazarat, kultivonte drogë në oborrin e banesës

5 Gusht, 2025 10:32 am
Qirinjtë në vendin e shenjtë dyshohet se shkaktuan zjarrin në Krastë të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Janë konstatuar 16 vatra gjatë orëve të fundit

5 Gusht, 2025 10:28 am
Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Të turpëruar nga thirrjet antishqiptare..
Kryesore

Presidentja e Maqedonisë së Veriut: Të turpëruar nga thirrjet antishqiptare..

5 Gusht, 2025 9:44 am
Tiranë/I vuri tritol garazhdit, shpallet në kërkim 36 vjeçari nga Fushë-Kruja(VIDEO)
Aktualitet

Tiranë/I vuri tritol garazhdit, shpallet në kërkim 36 vjeçari nga Fushë-Kruja(VIDEO)

5 Gusht, 2025 8:53 am
Kartolina e pamjeve të kaprojve nga parqet tona/ Rama publikon videon
Aktualitet

Kartolina e pamjeve të kaprojve nga parqet tona/ Rama publikon videon

5 Gusht, 2025 8:42 am
Vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për sot, 29 korrik 2025
Aktualitet

Kthjellime, reshje shiu e breshëri në disa zona pasdite/ Moti sot, 5 gusht 2025

5 Gusht, 2025 8:19 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 5 gusht 2025

5 Gusht, 2025 8:10 am
Para
Kryetari i LSI thumbon Ramën e Bashën: Prodhoni zgjidhje jo lajme

Denoncimi/ Pediatria onkologjike ka mungesë barnash, qeveria të kthejë sytë

Seksi, ç’mendon femra kur bën dashuri? Ja e vërteta!

Kush janë 4 shenjat më pasionante dhe romantike të horoskopit

Video/ Nis hetimi për pasurinë e Kryeprokurorit Adriatik Llalla

Manjani: Adriatik Llalla po persekutohet familjarisht dhe pa gjyq nga Ambasada Amerikane dhe DASH
















TE FUNDIT

Marrëveshja SHBA-NATO për armët/ Ukraina ka ende mëdyshje

Marrëveshja SHBA-NATO për armët/ Ukraina ka ende mëdyshje
5 Gusht, 2025

Në fillim të korrikut u arrit një marrëveshje, sipas të cilës, aleatët evropianë të NATO-s do të blejnë armë amerikane,...

Lexo më shumë

Goditet nga rrufeja, humb jetën 47-vjeçari në Pogradec

Goditet nga rrufeja, humb jetën 47-vjeçari në Pogradec
5 Gusht, 2025

Një 47-vjeçar ka humbur jetën paraditen e sotme në fshatin Velçan të Pogradecit. Policia bën me dije se shtetasi L....

Lexo më shumë

“Shkodra turistike”, Rama publikon fotot nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë

“Shkodra turistike”, Rama publikon fotot nga Prekali dhe Ura e Shtrenjtë
5 Gusht, 2025

Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale disa foto nga...

Lexo më shumë

Zhduket 27-vjeçari në Dhërmi, i vëllai bën kallëzimin në polici

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
5 Gusht, 2025

Një 27-vjeçar është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë në Dhërmi. Ka qenë vëllai i tij, ai i cili ka bërë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com