Një tjetër vrasje është raportuar mbrëmjen e sotme. Një person është therur me thikë dhe sipas policisë ka humbur jetën. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kalluç në Poliçan. Policia bën me dije se viktima është Behar Bregu, ndërsa autori është shtetasi Nexhip Pano. Nuk dihet ende shkaku i ngjarjes, teksa policia ka nisur hetimet.