Dy të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë, pas një sherri për garat me qenë.
Të plagosurit janë Majkëll Jakova, 25 vjeç, banues në Korçë dhe Tomi Misha, rreth 34 vjeç.
Mësohet se ata janë konfliktuar për gara me qenë dhe më pas kanë qëlluar njeri-tjetrin me thikë.
Dy të plagosurit janë dërguar në spital ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tomi Misha, është i riu që u dhunua nga ish-nëndrejtori i Policisë së Qarkut Korçë, Arben Hyseni pasi i gërvishti makinën.