Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thënia “çka nuk të vret, të bën më të fortë” dhe Ilir Meta

2016/02/03 at 10:54 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zheji: Nëse populli do dorëheqjen, Rama duhet të mbajë premtimin

NGA ARTUR ZHEJI


Nuk mund ta fsheh dhe më vjen mirë, që përmes pritjes së natyrshme për kthjellim të gjërave, që çdo ngjarje ka nevojë, e aq më tepër një akuzë e madhe, nuk kam rënë në grackën e përfundimeve të parakohshme, për një serë pandehmash, që kronika gazetareske dhe jo vetëm, i bërtiti vetëm ca kohë më parë, si skandale tronditëse.

Insinuatat ndaj Metës, kanë qenë të njëpasnjëshme dhe sot, të distancuar bollshëm në kohë, vërehet, se ishin të mirëorkestruara dhe të mirëllogaritura, për të provokuar një konflikt të plotë dhe të thellë politik, me objektiv zgjedhjet e parakohshme.

Duke filluar nga akuzat libreske dhe amatoreske, për organizim vrasjesh dhe atentate të munguara, e deri më së fundmi te çështja Cez-Dia, që me deklaratën e avokatëve të Clifford Chance, sot është shndërruar në një flluskë tjetër që plas, por që deri dje ishte një bombë e mirëfilltë, mediatike dhe politike.

Një presion dhe një shantazh i pastër. Dhe ndoshta me një faturë koncesionesh, lista dhe përmbajtja e të cilave, është për ne e padukshme. Së paku, akoma deri më sot.

Hamendësimet mediatike dhe jo vetëm, ndonëse përjetohet një periudhë qetësie, përsëri gëlojnë dhe e drejtojnë gishtin nga qeveria, apo nga vëllai-armik, ose ndryshe dhe më thjesht: nga Kryeministri.

Mirëpo, mos është edhe kjo yshtje për dyshim kryeministror, pjesë e lojës? E të njëjtës Lojë, nga e cila përfitimet, në rast të shpërthimit faktik të konfliktit, janë edhe ato të përllogaritura?

Edhe në këtë rast, është e udhës të mos ngutemi. Loja politike në Shqipëri është bërë shumë e komplikuar. Dhe shumë e djallëzuar njëkohësisht.

Pasi në mes apo përfund saj, luan një Para e Madhe. Të cilën Oligarkia e Re shqiptare, kërkon ta bëjë të vetën me çdo kusht. Shqipëria sot, mjerisht për të dhe varfërinë e saj, ka ende shumë “cica” që prodhojnë qumësht të shtrenjtë, e pra shumë para. Të cilat, mëndje dhe shpirtra të babëzitura nuk ngopen dhe nuk rreshtin së rrjepuri. Ngado dhe kudo të jepet rasti.

Por në kushtet e një mjegulle konfliktuale-politike, kjo bëhet edhe më e lehtë.

Nuk do të përjashtoja pra, edhe një Pistë të Tretë. Jo thjesht politike, por kryesisht Oligarkike dhe që kishte dhe ka, si qëllim, destabilizimin emocional të Shumicës aktuale dhe si pasojë, peshkimin e bollshëm në ujëra të turbullta.

Meta dhe Rama, nuk e kanë humbur asnjëherë deri më sot, vetëkontrollin e tyre në publik. Shumë nga kolegët e mi, ose e kanë menduar ose e kanë shqiptuar qartësisht, se kemi të bëjmë thjesht me një “hipokrizi” politike. Por ndoshta është edhe shumë më shumë se kaq. Palët, nuk kanë qenë përfundimisht të bindura, që konspiracioni destabilizues ka qenë vetëm e mirëfilli i natyrës politike. Sepse në brendësi të kësaj loje ka edhe aktorë të tjerë. Aktorë të miksuar, sa financiarë aq edhe politikë. Nevojtarë për t’u shndërruar në të domosdoshëm dhe miklues të talentuar të ambicieve më ekstreme të vendimmarrësve politikë.

Sepse të shkruaje, vetëm disa ditë më parë, se kishte dhe ndoshta ende ka, një Konspiracion të mirëfilltë ndaj Ilir Metës, do të akuzoheshe mirëfilli, se ishte një Paranojë, e pra prodhim i një mendjeje të sëmurë, apo prodhim i një mendjeje të paguar. Mirëpo sot, me përgënjeshtrimin e Cliffordëve, ata, duhet të kafshojnë gjuhën.

Fakti që përgënjeshtrimi i akuzës së gënjeshtërt, pati më pak jehonë se sa Insinuata kundër Metës, ka edhe ajo domethënien e vet.

Mirëpo në këtë pikë, Meta po hesht.

Është kjo padyshim një heshtje politike. Ndoshta ende në pritje që zinxhiri i fakteve reale, të zëvendësojë plotësisht zinxhirin e akuzave, duke kthjelluar pamjen edhe më shumë.

Gjithsesi Meta, e ka për detyrë, që herët a vonë, ta bëjë pronë të publikut këtë mekanizëm që prodhon kaq mjeshtërisht, intriga politike të këtij lloji, që kanë efekte të mirëfillta destabilizuese duke krijuar klimë të helmuar politike, që stopon investimet, besimin e tregut ndërkombëtar te Shqipëria dhe që prodhon varfëri dhe pasiguri, për shumicën prej nesh.

Ilir Meta duhet të hedhë dritë dhe të veprojë në mënyrë transparente dhe publike. Të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe trupa diplomatike e akredituar në vendin tonë, që është edhe kaq aktive, “për të mirën e Shqipërisë”.

Nuk mjafton që sot, pas këtyre sprovave të rënda, Ilir Meta të ndihet sot politikisht më i fortë. Duhet që edhe sistemi të çlirohet gjithmonë e më tepër, nga qelizat konspirative oligarkike, që prodhojnë këtë informacion dezinformues me pasoja të rënda për të gjithë. Vërtet çka nuk të vret, të bën më të fortë, por nga kjo forcë, duhet të dalin në dritë porcione më të mëdha të së Vërtetës.

Botuar në gazetën “Mapo”



Ju sugjerojmë

GPS në votat e Londrës?! Balla-Nokës: Nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK
Aktualitet

GPS në votat e Londrës?! Balla-Nokës: Nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK

5 Qershor, 2025 10:58 am
Noka në Kuvend: 28 deputetë u zgjodhën nga kartelet dhe krimi i organizuar
Aktualitet

Noka në Kuvend: 28 deputetë u zgjodhën nga kartelet dhe krimi i organizuar

5 Qershor, 2025 10:50 am
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Aktualitet

Çmime të larta në Instagram për biletat “Shqipëri-Serbi”,3 në pranga e 2 në procedim

5 Qershor, 2025 10:45 am
KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës
Aktualitet

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës

5 Qershor, 2025 10:41 am
Opozita kërkon pezullimin e seancës: Keni 55 deputetë në Kuvend!
Aktualitet

Opozita kërkon pezullimin e seancës: Keni 55 deputetë në Kuvend!

5 Qershor, 2025 10:26 am
Bileta deri në 1 mijë euro për Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Bileta deri në 1 mijë euro për Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar në Tiranë

5 Qershor, 2025 10:26 am
“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol
Aktualitet

“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol

5 Qershor, 2025 10:09 am
“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë
Aktualitet

“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë

5 Qershor, 2025 10:07 am
Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme
Bota

Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme

5 Qershor, 2025 9:56 am
Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi
Bota

Hyrja e studentëve të huaj në SHBA, pezullohet për 6 muaj vendimi

5 Qershor, 2025 9:53 am
Para
Nora rikthehet në palestër

Nora rikthehet në palestër

10 arsyet pse divorci është i përhapur ditët e sotme

10 arsyet pse divorci është i përhapur ditët e sotme

A arrini të shihni çfarë ka në brendësi të kësaj fotoje?

A arrini të shihni çfarë ka në brendësi të kësaj fotoje?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

GPS në votat e Londrës?! Balla-Nokës: Nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK

GPS në votat e Londrës?! Balla-Nokës: Nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK
5 Qershor, 2025

Demokrati, Flamur Noka ka hedhur sot akuza ndaj PS, duke thwnw se e ka kthyer 11 majin në një treg...

Lexo më shumë

Noka në Kuvend: 28 deputetë u zgjodhën nga kartelet dhe krimi i organizuar

Noka në Kuvend: 28 deputetë u zgjodhën nga kartelet dhe krimi i organizuar
5 Qershor, 2025

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka, vijoi me akuzat e tij në...

Lexo më shumë

Çmime të larta në Instagram për biletat “Shqipëri-Serbi”,3 në pranga e 2 në procedim

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
5 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka  dhënë detaje për shitjen e biletave me çmim të lartë për ndeshjen  “Shqipëri–Serbi”, ku ndër të...

Lexo më shumë

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës

KAS rrëzon kërkesën e PD për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Kukës
5 Qershor, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka zhvilluar ditën e sotme seancën për shqyrtimin e kërkesës ankimore të PD, lidhur me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com