Themeluesit e Google, Larry Page dhe Sergey Brin, dhanë dorëheqjen nga rolet e tyre në kompaninë simotër të gjigantit të teknologjisë, Alphabet. Kjo kompani simotër e cila u krijua në vitin 2015 si pjesë e ristrukturimit të Google kishte për qëllim t’i bënte aktivitetet e gjigantit të teknologjisë “më të pastra dhe më të përgjegjshme”.
Page dhe Brin, themeluesit e Google më 1998, u zhvendosën nga Google në Alphabet sapo ajo u krijua, duke thënë se dëshironin të përqendrohen në nisma të reja.
Megjithatë krejt papritur ata njoftuan do të lënë rolet e shefit ekzekutiv dhe të presidentit, por theksuan se do të mbeten të përfshirë në mënyrë aktive si anëtarë të bordit, aksionerë dhe bashkëthemelues.
Tashmë shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, do të bëhet shef ekzekutiv edhe në Alphabet./Opinion.al