Ish-Presidenti, Ilir Meta ka reaguar një ditë pas themelimit të Partisë së Lirisë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, teksa falenderon delegatët, Meta shkruan se dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit.
“Me mirënjohje për të gjithë delegatët për vendimin historik të themelimit të Partisë së Lirisë. Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e Sovranitetit të plotë të popullit shqiptar nëpërmjet Referendumit.
Tani është Koha për Veprim! Asnjë sekondë për të humbur! ”-shkruan Meta.