TIRANË- Hetuesit po punojnë për të kopsitur dosjen e barnave, ku u zbulua se një nga depot më të mëdha në vend lëshonte fatura fiktive për një ilaç që nuk e importonte, siç është ketosterili. Sipas hetuesve, “Omega Pharma” ka lëshuar fatura fiktive dhe ka deklarur se malli i është ktheyr mbrapsht nga depot dytësore apo nga farmacitë. Rezulton se depoja ka shitur më pak se sa ka pasur kthimet. Kjo skemë, sipas hetuesve është mashtrim i pastër pasi OmegaPharma nuk ka patur të drejtën e importit të këtij medikamenti. Kësisoj të gjitha recetat që farmacitë kanë dorëzuar pranë Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, për të marrë rimbursimin, kanë qenë fiktive. Ende nuk dihet shuma e sakte e perfituar nga kjo skeme, por mendohet te jete shume e larte.