Aktualitet

Thellohet skandali/ E mitura: Abazi kreu marrëdhënie edhe me shoqet e mia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:28 - 02/06/20 |
Al Do

Përveç 15 vjeçares, duket se pre e epsheve të Abaz Dogut kanë rënë të paktën edhe dy vajza të tjera të mitura që studionin në shkollën 9-vjeçare në Babrru, ku ai ishte roje.

Gjithçka është zbuluar nga dëshmia që 15 vjeçarja ka dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore kur ka shkuar që të padisë abuzuesin e saj Abaz Dogu, për të cilin gjykata dha sot masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në dëshminë e siguruar nga Abc News, 15 vjeçarja tregon se dy shoqet e saj, njëra që jeton në Greqi dhe një tjetër që jeton këtu, i kanë treguar se edhe ato janë marrë nga Abaz Dogu për të kryer marrëdhënie seksuale tek shtëpia e vëllait të tij emigrant në Babrru të Tiranës.

 

Si nisi?

Në dëshminë e saj, 15 vjeçarja tregon se fillimisht Abaz Dogu, me detyrë roje i gjimnazit të Babrru e ka kërcënuar vajzën duke thënë: “Të kam parë në një foto me një djalë dhe atë do t’ja tregoj të gjithëvë nëse nuk vjen me mua tek toka” duke nwnkuptuar kryerjen e marrwdhwnieve seksuale.

“Me sa mbaj mend ka qenë maj ose prill 2019. Unë nga frika kam pranuar të shkoj tek banesa e Abaz Dogës që është rreth 100 metra nga shtëpia ime”, tregon vajza para policisë.

Përdhunimi

Më tej, e mitura tregon se është tërhequr nga dora prej Abaz Dogës dhe është futur në një dhomë me pak mobilie.

“Pasi më ka tërhequr prej dore, Abazi më ka futur në një dhomë ku kishte një krevat dopio, një krevat rrobash, dy komodina të vogla dhe një sirtar”, vijon e mitura.

Pasi e ka futur në këtë dhomë, e mitura tregon se Abaz Dogu e ka prekur në vende intime dhe ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj.

“Kjo ka qenë hera e parë që kam kryer marrëdhënie seksuale me një person”, tregon më tej e reja.

Pasi është abuzuar, vajza është veshur dhe ka ikur në shtëpi, ndërsa ka treguar se pasi është përdhunuar nga Abaz Dogu ka patur dhimbje barku.

Por, i moshuari nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale më të miturën në vijim duke e shantazhuar se do t’i shkruante emrin në muret e pallatit nëse nuk shkonte tek “toka”.

Vajza rrëfen se për disa muaj nuk ka shkuar tek shtëpia sipas dëshirës së Abaz Dogës, por një ditë e ka parë emrin e saj të shkruar të muri i pallatit.

“Atë ditë kam qarë shumë”, tregon 15 vjeçarja.

E thyer nga presioni i Abaz Dogës, e mitura ka shkuar sërish tek shtëpia ku e ka kërkuar i moshuari duke kryer marrëdhënie seksuale me të.

Ky është edhe momenti kur i moshuari ka filmuar aktin seksual më të miturën duke ia shpërndarë më pas Klajdi Poçit.

20 vjeçari
Klajdi Poçi është takuar disa ditë më vonë me vajzën duke i thënë se duhej të kryente marrëdhënie me të, ndryshe videon do t’ja shpërndante edhe të tjerëve.

Pas presioneve, e mitura tregon se ka kryer marrëdhenie seksuale me Klajdi Poçin sërish tek shtëpia e vëllait emigrant të Abaz Dogut.

Vajza tregon se me Poçin ka kryer marrëdhënie seksuale vetëm një herë, ndërsa abuzimi i Abaz Dogut ka vijuar deri në mars të këtij viti.

“Për herë të fundit me Abaz Dogun kam kryer marrëdhënie seksuale në mars të vitit 2020”, tregon ajo.

Abuzimi me dy vajzat e tjera
Në dëshminë e saj, e mitura tregon se shoqet i kanë treguar se Abaz Dogu ka abuzuar edhe me dy shoqet e saj të mitura.

“Për këtë ngjarje, faktin që unë shkoja tek shtëpia e Abaz Dogut e dinte edhe shoqja ime M.C që aktualisht është në Greqi me familjen e saj. M.. më ka thënë se kur ishte këtu, ajo edhe një shoqja jonë tjetër S..kanë shkuar po ashtu tek shtëpia e Abaz Dogut për të kryer marrëdhënie seksuale”, tregon e mitura duke zgjeruar kështu skandalin me abuzimin ndaj të miturave nga roja i shkollës.

Denoncimi
Për shkak të karantinës së shkaktuar nga koronavirusi, vajza ka qendruar për disa javë në shtëpi, por më datë 29 maj ka dalë prej aty duke shkuar me një shoqen e saj tek shtëpia e një tjetër shoqeje.

Në këtë moment, Abaz Dogu i ka ndjekur ato sipas dëshmisë së të miturës. Pas kësaj, ai ka telefonuar vëllain e vajzës duke i thënë se ajo kishte shkuar tek Kodra e Kuqe. Pasi mësuan se vajza kishte dalë nga shtëpia pa leje, prindërit i kanë kërkuar asaj llogari, gjë e e cila ka bërë që e mitura të shpërthejë duke treguar të gjithë abuzimin.

Në këtë moment, prindërit dhe vajza kanë shkuar në polici duke denoncuar Abaz Dogun dhe djemtë e tjerë që abuzuan me të.

Policia ka arrestuar edhe dy të rinj të tjerë të mitur për abuzimin ndaj vajzës, të cilët nuk janë zbuluar nga dëshmia e saj, por nga videoja e abuzimit me të.

drejtori i shkollës ku e mitura studionte mohon të ketë pasur dijeni për ngacmimet apo abuzimet seksuale nga roja i shkollës.

Në një intervistë për ABC News, Besnik Daci, drejtori i shkollës 9 vjeçare “Azem Hajdari” në Babrru shprehet se prindërit e nxënësve nuk kanë bërë asnjë denoncim në drejtorinë e shkollës.

Ai thotë se roja i shkollës sillej keq me nxënësit dhe shpesh herë u ngrinte zërin.

“Është çështje e cila ka ndodhur jashtë territorit të shkollës, jashtë institucionit arsimore. Është çështje që lidhet me veprimtari të shkuar para 2 a 3 viteve.

Theksoj se në mënyrë kategorike nuk kam pasur asnjë ankesë nga prindërit, asnjë ankesë nga nxënësi, asnjë ankesë nga mësuesi kujdestar. Të gjitha ankesat që kanë qenë për natyra të tjera janë trajtuar me përparësi. Kjo ankesë është marrë vesh vetëm kur u bë publik nga media.

Lidhur me ngacmimin seksual nuk kam pasur asnjë ankesë. Mund të kem pasur 2-3 ankesa nga prindër për një ton të lartë të tij, për një të bërtitur, për të cilën e kam këshilluar që të jetë sa më etik në marrëdhëniet e punës”.

Besnik Daci shprehet se 65-vjeçari Doga, është transferuar nga institucioni që ai drejtonte në një tjetër shkollë për arsye personale dhe në vend tij, si roje i shkollës u punësua djali i Abazit. Drejtori ka folur dhe për sjelljen e vajzës në shkollë.

“Është punonjës që është emëruar nga Bashkia. Nuk është larguar për këtë çështje nga shkolla, është transferuar me motiv tjetër personal për të cilën unë nuk kam dijeni.

Kam mbledhur të dhëna për një ish-nxënës se si ka qenë në parim me sjelljen e tij, dhe më rezulton se nuk ka qenë shqetësuese. Ka qenë një nxënëse mesatare, e cila preferonte të ishte pak e zhurmshme me shokët dhe shoqet e klasës, për të cilat kanë mjaftuar masat edukative të shkollës për të mos qenë problem”. /abcnews.al

 

Pas