Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thellohet kriza humanitare në Gazë, thirrje Izraelit për të lejuar më shumë ndihma

2023/10/31 at 3:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Thellohet kriza humanitare në Gazë, thirrje Izraelit për të lejuar më shumë ndihma

Operacionet ushtarake izraelite në Gazë vazhdojnë, ndërsa kriza humanitare po thellohet dhe janë shtuar thirrjet ndaj Izraelit për të lejuar më shumë ndihma.

Ndërkohë, familjet e pengjeve të rrëmbyer druhen se operacioni nga toka e shtojnë rrezikun e atyre që janë në duart e Hamasit.

Forcat izraelite njoftuan të martën se u përfshinë në “beteja të ashpra” me militantët e Hamasit brenda Rripit të Gazës ndërsa vazhdoi të godasë territorin palestinez me sulme ajrore dhe artilerie. Izraeli gjithashtu thotë se ka vrarë dhjetëra militantë palestinezë, përfshirë katër operativë të lartë të Hamasit.

Operacioni i zgjeruar tokësor izraelit po kryhet në mes të një krize humanitare në rritje në Rripin e Gazës. Ministria palestineze e shëndetësisë tha se numri i të vdekurve që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite më shumë se tre javë më parë kaloi shifrën 8,300, më shumë se gjysma prej tyre gra dhe fëmijë. Zyrtarët e organizatave humanitare thonë se Izraeli duhet të lejojë ardhjen e më shumë ndihmave në Gaza.

“Nuk duhet të ketë asnjë pengesë që furnizimet me ndihma humanitare të shkojnë për fëmijët, gratë, burrat dhe civilët. Ata janë të pafajshëm. Ata kanë të drejta sipas të drejtës ndërkombëtare humanitare. Këto të drejta janë pjesë e Konventave të Gjenevës”, thotë Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

Izraeli thotë se po lejon ndihmat humanitare në pjesën jugore të Gazës, zonën ku iu ka thënë të ikin nga lufta më shumë se 1 milion palestinezëve. Ndërkohë, ushtria izraelite thotë se Hamasi po devijon ndihmat dhe karburantet dhe po përdor spitalet si qendra komandimi në vend të zonave të sigurta për civilët.

“Hamasi i ka kthyer spitalet në qendra komandimi dhe kontrolli dhe strehë për terroristët dhe komandot e Hamasit. Gjithashtu, mund të konfirmoj se sipas inteligjencës që kemi, në spitalet e Gazës ka karburante”, tha Daniel Hagari, zëdhënës i ushtrisë izraelite.

Ndërsa shumica e izraelitëve mbështesin operacionin tokësor dhe synimet e shtetit për të zhdukur Hamasin, familjet e më shumë se 230 izraelitëve të marrë peng shqetësohen se ky operacion tokësor mund të rrezikojë pengjet.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant u takua me familjet e pengjeve dhe i siguroi ata se rritja e presionit ushtarak ndaj Hamasit ishte e vetmja mundësi për lirimin e tyre. Por djali i aktivistes kanadezo-izraelite të paqes Vivian Silver, që besohet se mbahet peng në Gazë, nuk pajtohet me këtë qasje.

“Unë nuk mendoj se funksionon kështu pasi lufta është kaotike. Përveç kësaj Hamasi i mori të burgosurit për t’i përdorur ata si mjet presioni dhe nëse e humbin një gjë të tillë, atëherë nuk kanë më nevojë për ta. Pra, më duket se operacioni tokësor shkakton më shumë rrezik”, thotë zoti Zeigen.

Zyrtarët izraelitë thonë se presin që lufta në Gazë të vazhdojë për disa muaj./VOA

Etiketa: gazaizraelndihma humanitare

Ju sugjerojmë

Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
Bota

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

19 Dhjetor, 2025 5:11 pm
Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

19 Dhjetor, 2025 4:42 pm
Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
Bota

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

19 Dhjetor, 2025 4:01 pm
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

19 Dhjetor, 2025 3:40 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump: Lufta me Venezuelën është e mundur

19 Dhjetor, 2025 3:36 pm
Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK
Aktualitet

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci paraqitet në SPAK

19 Dhjetor, 2025 3:19 pm
SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet
Kronikë

SPAK shtyn hetimet për Ahmetajn, afat deri më 22 mars për të paraqitur konkluzionet

19 Dhjetor, 2025 2:50 pm
Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës
Aktualitet

Protesta e fermerëve në Greqi vijon, bllokohet sërish pika Kufitare e Kakavijës

19 Dhjetor, 2025 2:39 pm
Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar
Aktualitet

Shqipëria do të hapë TikTok, Rama: Nuk do e zgjasim ndalimin 1-vjeçar

19 Dhjetor, 2025 2:36 pm
Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione
Bota

Heroi i sulmit terrorist në Bondy Beach merr 2.5 milionë dollarë donacione

19 Dhjetor, 2025 2:32 pm
Para
“Deputet je veshur çik me blu sot”,Majko: Dëgjova fjalët e atyre të FRESSH

Privatizimi i ish-klubit "Partizani", reagon Majko: Si ministër i Mbrojtjes e kundërshtova, por gojarisht

Mbledhja e komisionit të Etikës/ Deputetët e përjashtuar kërkojnë të futen në zyrën e Bushkës! Garda s’i lejon

Mbledhja e komisionit të Etikës/ Deputetët e përjashtuar kërkojnë të futen në zyrën e Bushkës! Garda s’i lejon

Për herë të parë në Shqipëri, një projektligj për mjekesinë ligjore

Për herë të parë në Shqipëri, një projektligj për mjekesinë ligjore

TE FUNDIT

TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA

Kongresi votoi pro shitjes së TikTok, krijohen mosmarrëveshje mes Kinës dhe SHBA-ve
19 Dhjetor, 2025

Pronari kinez i Tik-Tok, ByteDance, tha të enjten se nënshkroi marrëveshje me tre investitorë të mëdhenj për të formuar një sipërmarrje...

Lexo më shumë

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen

Imuniteti i Ballukut, Bardhi: PS po zvarrit çështjen
19 Dhjetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar ashpër mazhorancën se po e zvarrit qëllimisht procesin parlamentar...

Lexo më shumë

Macron: BE duhet të jetë gati të bashkëpunojë me Rusinë

Njohja e Palestinës nga Macron: SHBA e Izraeli me kritika
19 Dhjetor, 2025

BE-ja duhet të jetë e hapur për t’u riangazhuar në bisedime me Presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa diplomacia në lidhje...

Lexo më shumë

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve
19 Dhjetor, 2025

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku u shqyrtua imuniteti i zv.kryeministres, mirëpo Belinda Balluku nuk mori pjesë. Mbledhja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com