Një javë më parë në emisionin “E Diela Shqiptare” tek rubrika “Ka një mesazh për ty” u trajtua historia e Eglës, një nënë e cila po përballet me divorcin, por frika e saj më e madhe është kujdestaria e djalit të cilën e ka fituar ligjërisht, por pala tjetër po e mban peng. Menjëherë pas transmetimit në Televizionin Klan, historia e Elgës u bë virale në rrjetet sociale dhe pati edhe një reagim nga ana e Armandos, bashkëshortit të Eglës. Sipas tij, kjo e fundit kishte gënjyer në rrëfimin e saj tek “Ka një mesazh për ty” dhe e vërteta ishte krejt ndryshe. E gjithë kjo zhurmë në rrjetet sociale bëri që stafi t’i dërgojë sërish një mesazh Elgës për të qenë e pranishme në studio, pasi atë e ka ftuar Natasha, vjehrra e saj.
Eglantina: “Të paktën një herë të vetme mendoja se Armando do të ishte sot këtu të merrte frenat e jetës e të ishte përballë meje për hir të atij fëmije, por është si gjithmonë ajo, vjehrra.”
Në studio vjen Nashata, e cila tregon se si qëndron e vërteta e divorcit të Eglantinës dhe djalit të saj dhe arsyen se pse Argentini jeton me të dhe jo me mamanë e tij.
Natasha: “Djali im me Eglën është njohur në korrik të vitit 2012, me anën e rrjetit social “Facebook”. Përgjatë tre muajve, njohjen e tyre e kanë bërë nëpër hotelet e Sarandës. Pas këtyre tre muajve njohje Eglantina ngeli shtatzënë. Më vjen djali në shtëpi dhe më thotë: “Mama do ulemi dhe të bisedojmë pak seriozisht bashkë. Unë kam njohur një vajzë, e cila është mësuese.” Unë u gëzova pa masë, pasi u bëra me kolege. Më pas më thotë që ajo ka mbetur shtatzënë. I them djalit që ma sill shpejt në shtëpi, të kujdeset mamaja, të na shtojë fisin. Sille! Pas një jave Eglantina pa lejen e prindërve të saj, më vjen në shtëpi dhe u gëzova se më hyri një derën e shtëpisë një femër dy metra. Hajde kolegia ime, i thashë. Kisha një vajzë dhe u bëra me dy, u bëra me një motër.”
Gjatë rrëfimit të historisë nga ana e Natashës, moderatori Ardit Gjebrea i bën me dije që të jetë më e vërtetë në gjërat që thotë, pasi një ditë më parë gjatë një bisede paraprake që kishte bërë me z. Gjebrea, ishte shprehur ndryshe në momentin e marrjes së lajmit që djali i saj kishte lënë shtatzënë një vajzë. Ajo kishte thënë :Ç’na bëre more djalë dhe jo sille të na shtojë fisin.
Natasha: “Unë kisha frikë në atë moment kur djali ma tha sepse periudha e njohjes ishte shumë e shkurtër dhe mendova se mos e kishin marrë si lodër këtë histori. Kjo ishte një frikë e madhe që m’u fut në zemër, pavarësisht se u gëzova që do të bëhesha gjyshe.”
Ajo rrëfen më tej në studio momentet kur djali i saj është njohur me familjen e Eglantinës. Këta të fundit e kanë mbajtur gati një muaj në shtëpi dhe në sy të njerëzve në Kuçovë e prezantonin si nipi i shtëpisë dhe jo si i dashuri i Eglës.
Natasha: “Armando më shqetësohet dhe më thotë, që kam këtë problem. I them të niset drejt Sarandës e më pas të tre bashkë unë, djali dhe vajza i shkojmë në shtëpi Eglantinës. Gjeta atje dy njerëz të thjeshtë, të lodhur me jetën dhe njerëz të ndershëm. I them prindërve të saj, që kam ardhur t’iu kërkoj dorën e vajzës tuaj, ajo së shpejti do na bëjë gjyshër dhe doni apo nuk doni unë edhe mund t’iua rrëmbej vajzën.”
Pas këtij momenti ajo largohet bashkë me vajzën e saj drejt Sarandës dhe djalin e lë në shtëpinë e Eglës. Muajt po kalonin dhe po afronte momenti i lindjes së saj.
Ardit Gjebrea: “Meqënëse ju thoni se kishit një marrëdhënie të mirë që në fillim me Eglën, pse ajo nuk erdhi tek ju në Sarandë?”
Natasha: “Unë duke qenë se jam rritur jetime disa zakone edhe nuk i dija. Shkoj të pyes nënë e Eglës sesi ishin zakonet në Berat. Ferideja më thotë që nuk kam zemër që vajza të më lindë këtu. Në rregull, le të vijë me mua në Sarandë. Në atë moment kundërshtoi Eglantina. Jo, unë do të lind tek mamaja!”
Ardit Gjebrea: “Javën e kaluar Egla tregoi se kur ishte 9-muajshe shtatzënë, Armando e ka shtyrë nga shkallët. Është e vërtetë kjo gjë?”
Natasha: “Eglantina nga muaji i 6-të deri në momentin që lindi ka qenë e shtrirë në krevat sepse Argentini ka qenë me kokën poshtë dhe rrezikohej jeta e të dyve. Kjo pyetje nuk është e vërtetë, pasi ajo kishte kohë që i kishte shkëputur marrëdhënien me shkollën, pasi kishte marrë lejen e lindjes. Dhe ai 500 lekëshi nuk ishin paratë e fotokopjes së fëmijëve siç tha ajo, pasi që nga muaji i gjashtë ajo ka marrë leje lindje. Erdhi dita e lindjes. Në momentin që shkoj të takoj fëmijën dhe Eglën, shikoj në krevat një grua të lyer si për karnavale. Nuk mund t’i besoja syve. Nuk më duhej aspak normale që një nënë e cila sapo kishte lindur të kishte mendjen për t’u lyer. Fëmija kishte nevojë të pinte gji, por ajo e shtyn dhe gji i dhanë nënat e tjera Argentinit. Ajo nuk i ka dhënë sikur një herë të vetme gji fëmijës së saj. Kaluan tre ditë në maternitet dhe fëmija bashkë me Eglantinën duhet të dilnin nga spitali. Shkojmë në shtëpinë e prindërve të saj dhe me të drejtë babai i saj thotë, që ky djalë nuk e ka vendin këtu, por në shtëpinë e babait. Po në atë ditë kemi marrë shtëpi me qira”.
Natasha tregon më pas se në këtë shtëpi nuk kanë ndenjur asnjë muaj, pasi Eglantina nuk ishte e zonja të mbante fëmijën. Ajo detyrohej të shkonte shumë shpesh në Kuçovë për të parë djalin, pasi edhe vetë nënë e Eglës i kishte shprehur krushkës së saj shqetësimin që nuk ia dilte dot më, për të mbajtur fëmijën. Natasha i sugjeroi të vinin në Sarandë, pasi kjo ishte e vetmja zgjidhje.
Natasha: “Egla ishte e detyruar që pas lindjes të kthehej në punë, pasi nga leja vetëm dy muaj i kishin mbetur.”
Ardit Gjebrea: “Gjatë kësaj kohe si ishin marrëdhëniet e Eglantinës me djalin?”
Natasha: “Me fëmijën nuk kishte marrëdhënie fare, ndërsa me mua si shoqe. Ajo fëmijën e donte, por nuk ishte e zonja për të.”
Zonjat e publikut tek rubrika “Ka një mesazh për ty” reagojnë kundër Natashës se pse nuk e mësoi nusen të ishte më e zonja. Ajo shprehet se është bërë nënë që e vogël dhe është rritur në jetimore, e askush nuk e ndihmojë, ndërsa Eglantina ishte një vajzë e rritur.
Natasha: “Eglantina ishte e detyruar të ikte në Kuçovë dhe nga ajo ditë ajo do të vinte kur t’i donte qejfi asaj. Ku ishte dashuria e saj për fëmijën? Ku ishte dashuria e saj për burrin? Unë do t’ia mbaja dashurinë për burrin dhe fëmijën? Një grua që të mbajë familjen duhet t’i afrojë vetë se puna e asaj kloçkës që mbledh zogjtë e saj.”
Ardit Gjebrea: “Po si lindën problemet mes jush?”
Natasha: “Problemet lindën se Eglantina nuk donte të linte punën e shtetit. Mbi punën ajo nuk pyet, nuk do t’ia di as për burrë e as për fëmi. Është e lidhur vetëm me punën. Unë kisha mundësinë që ta fusja Eglantinën në punë në qytetin e Sarandës. Një koleges tonë atje i ndodhi një fatkeqësi dhe vëndi ishte vakant. Marr Eglantinën në telefon dhe i them eja urgjent se u hap vendi i punës për ty. Ndërsa ajo më thotë që nëse nuk kam vendimin në dorë nuk vij. Por janë disa procedura që vendimi do gjatë muaj të dalë, ndërsa ajo e donte brënda ditës. Ajo ma dogji këtë vend pune, më shkatërroi djalin që e kam rritur jetim e po ashtu djali im po rrit fëmijën e vet. Ajo nuk më erdhi dhe Eglantinës i pëlqen të rrijë në Kuçovë.”
Natasha tregoi të vërtetat e saj në studion e “E Diela Shqiptare” për të gjithë situatën e ndodhur. Një ditë asaj i vjen në shtëpi një padi nga Eglantina dhe kërkonte që të merrte fëmijën.
Natasha: “Ardit dua të them diçka…Meqënëse Eglantina ka folur negativisht për mua, gjakun e nënës nuk ia mohon dot njeri.”
Ardit Gjebrea: “Në çfarë mënyre i flisni ju djalit për Eglantinën?”
Natasha: “Egla vjen si mikeshë dhe Argentini e ka zgjedhur vetë dhe thotë mami që sjell lodra. Tani si ta them ndryshe? E vërteta është kjo… Vjet në gusht Armando i thotë Eglës se mos harrosh se kemi ditëlindjen e djalit. Ajo vjen bashkë me mamanë me një tortë në dorë dhe me disa lodra. Unë isha ulur në krye të lokalit bashkë me djalin dhe Argentinin dhe ato më vijnë dhe më ulen në fund të lokalit. Ato ndenjën shumë pak dhe ikën. Ne festuam edhe pak ditëlindjen e djalit edhe pse isha e vrarë shpirtërisht nga kjo sjellje.”
Ardit Gjebrea: “Ju i mbanit djalin, kujdeseshit për të, Eglantina shkonte në Kuçovë se aty dëshironte të ishte. Po ku qëndron i gjithë konflikti?”
Natasha: “I gjithë konflikti është që ajo nuk donte të kishte përgjegjësi, të kishte burrë dhe fëmijë. Nuk është e zonja të mbajë burrin dhe djalin.”
Ardit Gjebrea: “Po ajo pse e kërkon fëmijën kur nuk është e zonja?”
Natasha: “Po sepse Argentini sot është i zoti i vetes. Ajo me këtë veprim që ka bërë e ka turpëruar djalin e saj, pasi kur të rritet shokët e tij do të shikojnë se çfarë paska bërë mamaja. Ajo nuk është e zonja për të mbajtur familje, e ka mendjen vetëm të dali dhe të jetë e lirë.”
Javën e kaluar Egla akuzoi Armandon se luante kumar, por sot në studio nëna e tij e mohon këtë fakt,pasi djali i saj ka punuar që në moshë të vogël dhe e di mirë përgjegjësinë e parasë.
Ardit Gjebrea: “Si do të zgjidhet kjo gjë?”
Natasha: “Eglantina me Armandon shkojnë shumë mirë. Po të vini në Sarandë dhe të shikoni kamerat e lokaleve, ato puthen aty. Ne kemi një rregull dhe nuk e thyejmë këtë gjë, nuk çojmë burrat kollavarë. Dhe diçka tjetër nëse ajo vë mend të jetë afër burrit dhe fëmijës, bujrum le të vi se iki unë nga shtëpia dhe jetoj diku tjetër. Ajo më ka pasur gjithmonë shoqe mua.”
Natasha mësoi në studion e “Ka një mesazh për ty” se të gjithë këtë rrëfim e ka dëgjuar edhe Egla. Nusja pranon të përballet me vjehrrën. Secila mbron të vërtetën e vet në të gjithë këtë histori.
Natasha pasi tregoi këtë histori kishte edhe një mesazh për Eglën.
Natasha: “Eglantina unë jam gati të të jap çelësat e shtëpisë time dhe të jetosh në Sarandë. Unë kam punuar kaq vite dhe kam të ardhura për të të mbajtur edhe ty. Ti zgjidh e merr tani, ose të qëndrosh pranë djalit tënd në Sarandë, ose të mbash punën tëndë në Kuçovë. Nëse e merr djalin me vete do ta bësh me probleme psikologjike se do ta largosh nga babai dhe gjyshja. Eja pranë djalit se do ta gjej edhe punën në Sarandë. Do të shkoj të Ministrja Arsimit, të kërkoj punë për ty. Është e vështirë të jetojë në Kuçovë Argentini. Të gjitha vajzat ikin larg prindërve. Mendohu mirë me këtë gjë që po bën dhe mos bëj sikur nuk më dëgjon. Mendoje njëherë e përgjithmonë, mendo për djalin dhe duke qenë se jemi në proces gjyqësor nuk e vendos as unë e as ti se kush do ta mbajë djalin. E vendos ligji.”
Eglantina: “Po të them për herë të fundit atë frazë që ta kam thënë herë pas herë me dashuri, duke të thënë mami Tasha. Ti je shkaktarja kryesore, që unë jam këtu sot. Mua më vjen keq sepse ne të dyja ashtu siç pohove dhe ti, kemi qenë shoqe. Nuk më erdhi aspak mirë që mohove faktin që të dyja kemi qarë hallet, që kam marrë kredi herën e parë për ty zonjë.”
Natasha nuk e pranon këtë gjë në studio, që Eglantina ka marrë kredi për të. Ajo nuk mund të pranojë edhe faktin që është sot në këtë studio, për të dëgjuar gënjeshtrat e nuses.
Eglantina: “Djali më thotë që unë jam gogoli, se kështu më ka thënë nëna Tasha. Unë që e kam mbajtur 9 muaj në bark jam gogoli? Ti ke grisur fotot e mia në kopshtin e djalit. Mos e ushqe me urrejtje djalin tim.”
Ardit Gjebrea: “Është e vërtetë që ju me Armandon shkoni mirë sot?”
Eglantina: “Unë nuk komunikoj me Armandon. Unë me të komunikoj me numër privat pasi unë nuk e di numrin e tij.”
Natasha: “Ti nuk e pranon që je puthur me Armandon para një jave? Epo kjo është e tmerrshme, je e sëmurë.”
Eglantina: “Ti je fantazuese në maksimum, gjynah që nuk je bërë mësuese letërsie si unë.”
Natasha: “O publik duhet të dini diçka, gjykata më ka lënë të mbaj fëmijën derisa të dali vendimi tjetër. Unë nuk ia jap fëmijën Eglës, sepse e ëma e saj më është shprehur se nuk ia ka besën vajzës së saj as për të rritur fëmijë, as për të gatuar, as për të hekurosur dhe këtë problem do ta zgjidhi gjykata.”
Natasha dhe Eglantina nuk pranuan në fund t’i japin në fund dorën njëra-tjetrës, por megjithatë ato treguan të vërtetat e tyre në rubrikën “Ka një mesazh për ty” dhe ia lanë në dorë gjykatësqë të vendosin për fatin e Argentinit. /tvklan.al