The Weeknd është hapur rreth përdorimit të tepërt të drogës.
Në një intervistë të fundit, këngëtari ka pranuar se “droga ishte një lloj mbështetje”, kur ai filloi me muzikën.
26 vjeçari, emri i të cilit është Abel Tesfaye, i bëri këto komente në një intervistë për The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Ai tha: “Kur unë nuk kisha asgjë për të bërë por vetëm muzikë, ishte shumë e rëndë”.
“Ka pasur këngë në albumin tim të parë të cilat ishin shtatë minuta të gjata, pa lidhje, kur unë isha nën ndikimin e drogës në atë kohë. Unë nuk mund ta shoh veten më sikur atëherë”.
The Weeknd, këngëtari i hitit Starboy – këngë kjo e cila flet për përdorimin e kokainës, muajin e kaluar lëshoi albumin e tij me të njëjtin emër i cili përfshin bashkëpunime me Kendrcik Lamard dhe Daft Punk.