Aktualitet

“The Telegraph”: Leksioni që dha Rama për debatin ndaj emigranteve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 04/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri shqiptar Edi Rama dha një leksion se si sesi politikanët mund të jenë të pa kompromis në mbrojtje të vendit të tyre. Kështu deklaron gjyqtarja Judith Woods për gazetën “The Telegraph” e cila i referohet debatit që u ndez pas deklaratave të sekretares së brendshme britanike Suella Bavermen ku ajo shënjestronte emigrantët shqiptarë.

“Kur Rama deklaroi se ishte koha që qeveria britanike të hiqte dorë dhe të ndalonte së fajësuari qytetarët e tij për krizën tonë të  emigracionit, jam e sigurt se nuk isha e vetmja që brohorisja për këtë . Dhe pse? Sepse ai ka absolutisht të drejtë”, tha gjyqtarja Judith Woods.

Gjyqtarja kanadeze shprehet se vetëm vitin e kaluar, në BE ka pasur 200 000 kalime të paligjshme kufitare por sipas saj  Shqipëria nuk është përgjegjëse për kufijtë e Britanisë së Madhe.

Për krizën e krijuar  Braverman duhet  të pranojë faktin se konservatorët janë përgjegjës thuhet në artikull. Nga ana tjetër në Mbretërinë e Bashkuar këta emigrantë mund të jenë një aset për vendin duke marrë parasysh faktin se shumë biznese po mbyllen. Dhe kjo nuk  po ndodh për shkak të rënies së klientëve, por për shkak të pamundësisë për të gjetur staf.

Të korrat me vlerë të paktën 60 milionë Paund u lanë të kalben në fushat britanike këtë vit, sepse nuk kishte punëtorë sezonalë për t’i mbledhur ato. Pse shqiptarët nuk duhet të mbledhin frutat? A do të preferonte kjo qeveri që  ato të shkonin dëm, ngre në këtë mënyrë këtë pikëpyetje shkrimi.

Ish-kryeministrja, Liz Truss premtoi të trajtonte  mungesën e fuqisë punëtore me një lehtësim të rregullave të emigracionit, si pjesë e planit për të nxitur rritjen e biznesit./ Burimi: Klan News

Pas