Futbollisti Granit Xhaka ka qenë në vëmendjen e mediave britanike për shkak të performancës fantastike në 10 ndeshjet e fituara.
Por, “The Sun” i ka dedikuar një shkrim anës së tij familjare me bashkëshorten Leonita.
“26-vjeçarja është takuar me Granitin kur ishte lojtar i skuadrës gjermane ‘Borussia Monchengladbach’. Leonita, njësoj si Graniti, vjen nga një familje kosovare dhe ka punuar në një lokal gjerman, por nuk dihet se çfarë pozicioni kishte atje.
Çifti u martua në qershor të vitit 2016 dhe pas dy vitesh u kurorëzuan me një ceremoni në korrik të 2017”, shkruajti e përditshmja britanike.
Pasi Graniti u bë pjesë e skuadrës së Arsenalit, të dy u shpërngulën për në Londër.